Bullgaria do të vazhdojë të jetë pjesë e përpjekjeve të OKB-së për përforcimin e solidaritetit ndërkombëtar me qëllim arritjen e një strategji të qëndrueshme globale dhe të parandalimit në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Këtë e tha në Gjenevë Presidenti Rumen Radev para Këshillit të OKB-së për të drejtat e njeriut. Që nga sivjet Bullgaria është anëtare me të drejta të plota e Këshillit për periudhën deri në vitin 2021. Kjo bëhet për herë të parë që nga krijimi i institucionit ndërkombëtar. Mbrojtja e të drejtave të njeriut nuk mund të sigurohet pa paqe afatgjatë dhe pa zhvillim të qëndrueshëm, nënvizoi Radevi. Presidenti pohoi angazhimin e Bullgarisë që të zhvillojë politika kombëtare në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, siç edhe të marrë pjesë në organe të ndryshme regjionale dhe ndërkombëtare si Këshilli, për të arritur këtë qëllim të lartë të OKB-së.