Eмисия новини
от часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Aleksandra Naçeva – shpresa e artë e kërcimit trehapësh bullgar

Автор:

Përpara 3 vjetëve Stojko Conov vuri re në pistën atletike një vajzë, e cila i bëri përshtypje me talentet e veta. Dhe një ditë këmbënguli që ajo të provojë kërcimin trehapësh. Trajneri ia shpjegoi teknikën – shpejtësi, vrapim, shkëputje dhe .....rezultati ishte fluturim – fare afër rekordit republikan.

Sot Aleksandra Naçeva – vajza “fluturuese”, dëshmon me çdo një start se para mundësive të saj nuk ka pengesë. Në moshën 17 vjeçe ajo ka fituar të gjitha medaljet dhe kupat e mundshme për moshën e vet dhe tani i mungon vetëm titulli evropian. Gjatë vitit të kaluar Aleksandra ishte në krye të ranglistës botërore të trehapëshit, e dëgjoi himnin kombëtar në lojërat olimpike për të rinj dhe në kampionatin botëror, bëri arritjen më të mirë për stinën....

Në kampionatin evropian nën moshën 18 vjeçare /në Gyor të Hungarisë/  ishte gara ime e parë e madhe për vitin, prisnim të marrnim medalje të artë, por mbetëm me argjend - tregon ajo gjithmonë në shumës për shkak të mirënjohjes së saj të madhe ndaj trajnerit të vet. Vetëm një javë më vonë arritëm sukses – në një format më të rëndësishëm dhe më të madh – në kampionatin botëror për të rinj në moshë nën 20 vjeç /në Tampere të Finlandës/ dhe kjo në mënyrë krejtësisht të papritur. Kurse për olimpiadën trajneri im e bëri planin kështu që të mund të jemi në formën tonë më të mirë.

Duke u nisur për lojërat olimpike për të rinj në Buenos Aires, Aleksandra deklaroi se do të kërcejë vetëm për medaljen e artë. Përveç kësaj kërkoi të marrë revansh nga spanjollja Maria Vicente, e cila e mundi në kampionatin evropian në Gyor.

Trajneri im më motivonte në ditën përpara garës – sepse unë pata vajtur vetëm për titullin olimpik dhe gjatë gjithë kohës mendoja vetëm për të. Dola në pistë krejtësisht e çliruar, pa tension dhe që nga prova e dytë kërceva 13,86 metra.

Kurse Maria Vicente lëri gjurmë në rërë, të cilat nuk e arritën rezultatin e bullgares me 19 centimetra.

Kur e pyesin Aleksandrën për fillimin e saj në sport, ajo gjithmonë thotë: Atletika e lehtë më zgjodhi. Në moshën 3 vjeçe ajo ka qenë në të njëjtin kopsht me Nikoll – vajza e kampiones botërore Iva Pranxheva. Në klasën e parë dy shoqet fillluan të stërviten tek sportistja jonë e njohur në atletikën e lehtë. Shumë shpejt pas kësaj Nikoll e zgjodhi volejbollin, kurse Aleksandra u nis në garat e veta të para fëmijërore. Rrugën e saj e sportit të madh ajo e nisi me trajnerin e trehapëshit Stojko Conov.

Cilësitë e saj më të fuqishme janë dy – dhuntia të kërcejë dhe dëshira e madhe të jetë më e mira – thotë për Aleksandrën trajneri i saj. Dhe kur ato u bashkuan, duke shtuar dhe përgatitjen e mirë, rezultatet erdhën menjëherë. Por, sipas meje njerëzit nuk kuptojnë se çfarë bëri ajo vetëm për një gjysmë sezoni /gjatë vitit 2018/. Sepse në Bullgari asnjë deri tani nuk ka fituar aq shumë medalje për një kohë kaq të shkurtër nga kampionati evropian, botëror dhe nga lojërat olimpike për të rinj.

Stojko Conov dhe Aleksandra

Si çdo një sportist, dhe Aleksandra ëndërron të fitojë titullin e Olimpiadës së madhe. Por shton se floria në Tokio mot është një ëndërr tepër e guximshme. Tani për tani qëllimi i saj është të ruajë rezultatet e mira nga stina e kaluar dhe t’i shtojë sukseset e saj gradualisht. Në fakt, e tillë është dhe këshilla e mbajtëses sonë olimpike të medaljes së artë në kërcimin trehapësh Tereza Marinova. Por a është më lehtë të shkelësh mbi traditën dhe arritjet e kampionëve të mëparshëm, duke ecur në rrugën tënde yjore?

Këto janë shenja, të cilat duhet të mund t’i arrish - mendon Aleksandra. Tereza Marinova lëri rekorde dhe unë duhet të përpiqem t’i kaloj, të ndërtoj dhe të formoj veten time duke pasur parasysh hapat e saj. Tani për tani kam mbuluar të gjitha rezultatet e saj për moshën time, por ajo ka dhe rekord botëror për të moshuar prej 14,62 metra, të cilin gjatë 2 vjetëve të ardhshme do të mundohem ta përmirësoj.

Por a do të ketë vallë një ditë që Aleksandra Naçeva të dëgjojë për herë të dytë himnin bullgar në Olimpiadën tek të rriturit? Edhe sikur çdo gjë ta kesh kapur në mënyrë të përsosur dhe të kesh dhënë më të mirën nga vetja, në qoftë se Zoti nuk të ka caktuar të bëhesh një kampion olimpik, kjo asnjëherë nuk do të bëhet, thotë trajneri i saj.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна