Eмисия новини
от 21.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Një gelato me trëndafil bullgar dhe mjedra i freskon banorët e Romës

Автор:
БНР Новини

Trëndafili bullgar, i cili përdoret në përgatitjen e parfumeve të shtrenjta franceze, tashmë e ngacmon edhe qiellzën, pasi një sipërmarrës italian vendosi ta futë në një prej akulloreve më të preferuara në Romë.

СнимкаE ngjajnë Rosario Nicodemon me Ajnshtajnin për shkak të flokëve kaçurrele dhe syve të ndritshëm. Mirëpo, mjeshtri i ri nuk sajon formula të vështira, por si një alkimik i vërtetë krijon lava të shijshme akullore. Ai e kryen punën e vet kaq mirë se autoritetet e degës e shpallën mjeshtrin më të mirë të akullores të vitit 2018. Në fakt, sekreti i suksesit të tij fshihet në një aromë magjepsëse bullgare, e cila fitoi jo vetëm njohjen e njerëzve, por edhe çmimin e posaçëm të forumit më prestigjioz në këtë fushë – Festivali i Gelatos në Romë.

Një ditë Rasario, duke e ndjekur ëndrrën e vet për të krijuar akulloren e përsosur, vendosi të futë gjethet e lules së koduar në vetë emrin e tij (“trëndafil” është “rosa” në italisht). Meqenëse trëndafili bullgar ka famë botërore, ai kërkoi ndihmë nga miku i tij i vetëm bullgar – për fat të mirë ai gjithashtu është ëmbëltor.

Rosario erdhi në punishten e pastiçerisë dhe më shpjegoi se ka në plan të bëjë një akullore prej trëndafilash – na tregoi Kostadin Georgjovski, i cili bashkë me mjeshtrin e akullores punon në një prej pastiçerive më të njohura në Romë. – Më erdhi ndër mend se trëndafili bullgar është me famë botërore dhe i thashë se mund ta përdorë pikërisht këtë lule. Më dërguan nga Bullgaria disa kavanoza me pelte prej gjetheve të trëndafilit. Ai e provoi dhe vërtetë u bë një akullore e shkëlqyeshme me mjedra dhe trëndafil bullgar. Akullorja në fjalë madje u paraqit në Festivalin e Gelatos në Romë, ku e pëlqyen shumë, por për fat të keq zuri vendin e dytë pas akullores me kikirikë dhe kripë të kuqe hawaine.

Снимка

Për shkak të aromës specifike të trëndafilit mjeshtri vendosi të përdorë në krijimin e vet edhe mjedra, duke gërshetuar në këtë mënyrë dy bimë të një familjeje. Rezultati është një akullore me shije freskuese dhe jo të ëmbël, sepse nuk ka sheqer të shtuar.

Për herë të parë Rosario Nicodemo hyri në “laboratorin e akullores” para dhjetë vitesh – por jo si nëpunës, por si furnizues i qumështit. Kështu ai u gjend në punishten e dhëndrit të tij Eugenio Morone – kampion evropian në përgatitjen e akullores gjatë vitit 2016, i cili pak më vonë u bë ortak i tij. Në fillim ai ndihej si Alisa në botën e çudirave, por relativisht shpejt u zhyt në profesion dhe u bë një diktator i vërtetë i modës së shijes së akullit.

Më pëlqen të eksperimentoj me shije më specifike, në të cilat shtova edhe trëndafilin bullgar – thotë ai. – Kohët e fundit përdor shumë livandë, lule prej murrizi dhe lloje të tjera bimësh. Përveç shijeve klasike u ofrojmë blerësve dhe të tilla më ekzotike, si për shembull limon me borzilok, shalqi me limon të gjelbër dhe livandë, dardhë me xhenxhefil, krem prej veze me kanellë dhe xhenxhefil. Madje kam bërë akullore me mozzarella prej bualli, domate, vaj ulliri dhe borzilok, me kërpudha, djathë dhe piper të zi. Mirëpo gelatoja me mjedra dhe trëndafil gjithmonë kërkohet dhe në qoftë se ndonjë ditë nuk e vendos në vitrinë, klientët më pyesin pse nuk e ka.

Снимка

Në dallim të akullores tradicionale gelatoja është një vepër artizanati me produkte të freskëta që konsumohet menjëherë.

Nga konsumimi i gletos nuk shtohet në peshë – është i bindur mjeshtri. – Ofrojmë dy shije të reja, të cilat i quajmë akulloren e së ardhmes, sepse ato nuk përmbajnë sheqer të shtuar. Njëra është bërë në bazë të qumështit dhe në të përdorim vetëm sheqerin e laktozit. Tjetri është prej çokollate dhe sheqeri është vetëm prej çokollatës dhe laktozit. Kështu tërë përmbajtja e sheqerit në këto akullore është 3 për qind, derisa në llojet e tjera të akullores arrin deri në 18 për qind.

Pavarësisht nëse është me qumësht, çokollatë, ose fruta akullorja nuk do të jetë e shijshme, në qoftë se nuk ndiheni të lumtur, duke e gatuar – është i bindur mjeshtri.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: storiedigelato.it, figliadifiore.com, ricetteconbimby.it

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна