Arkeologët bullgarë zbuluan një vulë prej plumbi, që nuk është gjetur deri tani në Bullgari, duke bërë gërmime te kështjella mesjetare Ljutica afër qytetit Ivajllovgrad. Në njërën anë të vulës është pikturuar perandoresha bizantine Irina, kurse në anën tjetër – Shën Mëria me Jisu Krishtin. Deri tani kishte vetëm dy vula të tilla që ruhen në Muzeun Britanik Kombëtar. Zbulimi na tregon se Ljutica ka qenë një qytet i rëndësishëm bullgar, udhëheqësit e të cili kanë pasur marrëdhënie të rëndësishme me udhëheqësit e shteteve më të mëdha të Mesjetës.