Eмисия новини
от 09.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Danisllav Kehajov me album të ri për miqtë e tij besnikë

Автор:
БНР Новини
Снимка: arkiv personal

“Zëri – si ari trak, këngët – si vera e vjetër” – ky është titulli i albumit të ri të këngëtarit të dashur Danisllav Kehajov. Ai përfshin jo vetëm incizime të repertorit të tij nga krahina folklorike e Trakisë, por edhe interpretime të këngëve të njohura nga krahina të tjera folklorike, si dhe DVD.




Danisllav Kehajov është ndër fatlumturit në jetë. Ai ka një zë të jashtëzakonshëm tenori, kurse magnetizmi i këndimit të tij e pushton menjëherë vëmendjen e dëgjuesit. Danisllav Kehajov ia ka kushtuar talentin e vet jo vetëm karrierës së tij solo të këngëtarit të Trakisë. Ai punon gjithanshëm në sferën e folklorit bullgar si art-menaxher i organizatave tona dhe atyre ndërkombëtare. Është udhëheqës i Shkollës Bashkiake të Arteve dhe i Ansamblit “Sllënçev Brjag” – Nesebër. Danisllav Kehajov është iniciator i festivaleve interesante të etnoseve në qytetin e lindjes Nesebër, kurse që prej afro katër vitesh është drejtor dhe udhëheqës artistik i ansamblit “Pirin” – Bllagoevgrad. Ai bën përshtypje me qëllimin e tij për të thelluar dituritë e veta në botën e pafundme të folklorit.




Albumi i ri i Danisllav Kehajovit u është kushtuar vetëm adhuruesve dhe miqve të tij më besnikë. Ja se çfarë tha ai me këtë rast:

Desha të them se ideja për titullin “Zëri - si ari trak, këngët - si vera e vjetër” lindi pasi ti (autorja e artikullit Illka Dimitrova) më kishte paraqitur në një program tëndin muzikor me këto fjalë. Kam përfshirë këngë të dashura popullore nga Bullgaria Jugperëndimore, Stranxha, Dobruxha, Trakia, Rodopet, të cilat interpretohen në çdo kohë. Shpresoj që njerëzit, të cilët i dëgjojnë, të fillojnë të këndojnë bashkë me mua.




Ka një fjali shumë të bukur të shkruar në kopertinën e albumit: “Albumi ndalohet për njerëzit me ndjenja të pavërteta”.

Shpeshherë në rrethet tona kolegët pretendojnë se janë profesionistë të mëdhenj, duke bërë pyetje të tilla: pse kam zgjedhur melodi të veçanta, ose një orkestër të tillë, pse një këngëtar i këngëve nga krahina folklorike trake këndon këngë maqedonase. Prandaj i paralajmërova që në vetë fillimin të gjithë që e përhapin këtë mesazh. Në audio-versionin ftova për shoqërim muzikor miqtë e mi Temellko Ivanov – fyell, Nedko Bogdanov – fizarmonikë, Petër Vojnikov dhe Bozhidar Strehin – klarinetë, Atanas Sllavov – violinë. Orkestrimet i bënë Viktor Jordanov, Mitko Hristov dhe Nikolla Vaklinov. Video-versioni përmban këngë të mia, me shoqërim të orkestrës “Sakar”.




Danisllav Kehajov shpalli para adhuruesve të tij lajme rreth koncerteve të ansamblit “Pirin”, si dhe për shfaqjet e tij solo.

Para pak kohe u kthyem nga Tunizia. Së shpejti do të udhëtojmë me ansamblin tonë në Shkup të Maqedonisë. I ftoj adhuruesit tanë në Sofje, në edicionin e katërt të “Natës së Ansambleve”. Koncerti është më 2 maj në Pallatin Kombëtar të Kulturës, në sallën Nr. 1. Do të paraqitemi bashkë me Ansamblin Folklorik Kombëtar “Filip Kutev” dhe Ansamblin “Trakia”. Më 5 maj do të jemi në Pomorie, më 9 maj – në Pazarxhik, më 10,11,12 maj – në Zagreb të Kroacisë. Më 22 maj do të festojmë në Bllagoevgrad përvjetorin e 85-të të prof. Kirill Stefanovit (1933-2005) – udhëheqës artistik i ansamblit “Pirin” në vazhdim të shumë viteve, njeriu, i cili ka një kontribut të madh për famën e ansamblit. Më 28 prill në Nesebër do të takohen shoqëritë e krahinës folklorike trake të Bullgarisë, atje do të këndojë bashkë me kolegët e mi.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна