Eмисия новини
от часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Në Bullgari e mirëpresim pranverën me verore

Автор:
БНР Новини

Kur vjen pranvera? Kur shkrihet dëbora e fundit, ose kur lejlekët kthehen nga vendet e ngrohta? Në qoftë se i pyesni bullgarët, ata do t’ju përgjigjen se pranvera vjen mu më 1 mars, madje të ketë stuhi të fuqishme dëbore.

Pranvera në Bullgari e ka imazhin e vet material dhe kjo është Gjyshja Marta. Ditën e parë të marsit ajo vishet me rroba të kuqe. Bullgarët besojnë se kjo ngjyrë do t’i ruajë nga sëmundjet e këqija. Prandaj edhe sot e kësaj dite ata dhurojnë njëri tjetrin verore (martenici), të bëra prej fijesh të bardha dhe të kuqe, të cilat sipas besimeve popullore na sjellin shpresë dhe shëndet.

Снимка

Nadezhda Peçanova i ka bërë veroret e saj të para që si vajzë e vogël, kurse para disa vitesh vendosi për t’u kushtuar atyre në muajit dimërorë, kur biznesi i saj si dizajnere mobiliesh nuk është aktiv. Megjithëse sipas traditës amuletet e vogla duhet të bëhen prej fijesh të thjeshta të bardha dhe të kuqe fantazia dhe duart e shkathëta të mjeshtres e kanë shndërruar këtë veprimtari në një art të vërtetë. Prandaj veroret e saj lulëzojnë me ngjyrat e luleve të pranverës dhe janë bërë prej materialesh natyrore.

Снимка

Shekuj me radhë njerëzit në trojet tona kanë besuar se verorja është një magji e vërtetë, e cila na ruan nga e keqja dhe vë fillimin e një jete të re. “Verorja duhet të bëhet me shumë dashuri, sepse ka fuqinë e totemit”, është e bindur Nadezhda Peçanova. Derisa i bëj veroret, unë drejtoj urime për shëndet, sepse kjo është më e rëndësishmja, si dhe për harmoni, për të cilën kemi nevojë të madhe."

Снимка

Çdo vit veroret ndjekin tendencën e fundit të modës, e cila shpeshherë është lidhur me imazhet e aktorëve dhe këngëtarëve të njohur, të protagonistëve të dashur të filmave të vizatuar, ose të kafshëve të preferuara. Sivjet madje ka elemente nga Lindja e Largët – jo vetëm për shkak të prodhimit të tyre në masë në Kinë, por si njëfarë respekti ndaj Vitit të tanishëm të Qenit të Verdhë. "Në fillim më dukej qesharake”, thotë Nadezhda Peçanova dhe vazhdon: “Mirëpo, pas kësaj më erdhi ndër mend se faktikisht kalendari i bullgarëve të lashtë e dublon atë kinez dhe në rast të tillë kjo mund të ndikojë edhe te veroret."

Снимка

Sidoqoftë, frymëzimi kryesor i Nadezhda Peçanovës është lidhur me traditat e trojeve tona dhe më në veçanti me ato të Rodopeve – kjo është një botë magjike, ku mjeshtrja e veroreve i ka rrënjat e veta.

Снимка

"Kam mjaftë verore me speca djegës, të cilat pëlqehen shumë nga njerëzit me humor të mirë – thotë Nadezhda Peçanova dhe vazhdon:

Снимка

Bëj të ashtuquajturat “mandale”, të cilat е kanë emrin “Syri i Zotit" (Ato janë rrethe të pikturuara simbolike në budizëm dhe në disa fe të tjera). "Megjithëse se tradita vjen që nga Peruja, ajo mund të gërshetohet me atë bullgare të veroreve, sepse mandalet gjithashtu bëhen prej leshi dhe besohet se e ruajnë njeriun nga fuqitë e këqija.

Снимка

Kam gjithashtu verore me ngjyra të ndryshme, të cilat i kam quajtur “Gërsheta e Rodopeve”.

Снимка

Kam dhe të tilla kushtuar peshkatarëve. I kam zbukuruar me mlysh, sepse ky është një prej trofeve më të dashur të peshkatarëve. Ndërsa veroret e mëdha me zile janë të përshtatshme për dorën e shtëpisë, që të dëgjohet kur të hapet. Çdo zile e ka tingullin e vet, prandaj barinjtë e njohin çdo një dele të tyre  për nga tingëllimi i ziles së saj."

Снимка

Ka disa legjenda për prejardhjen e verores bullgare. Një prej tyre tregon se tradita i ka rrënjat e saj që para 13 shekujsh gjatë kohës së themeluesit të shtetit të parë bullgar Han Asparuh. Pasi i mundi bizantinët, ai i vendosi themelet e shtetit të ri dhe kërkoi që të bënte fli për nder të Perëndisë Tangra. Sipas një tradite të vjetër popullore zjarri duhej të ndizej me një copë kopër. Mirëpo, në të kaluarën e largët nuk kishte kopër në këto troje. Në atë moment erdhi një dallëndyshe në supin e Asparuhut. Ajo e mbante në sqepin e saj këtë bimë aromatike të lidhur me një fije me ngjyrë të bardhë dhe të kuqe. Zogu filloi të fliste me zë njeriu: “Që nga sot e këtej ju do të keni tokë të re, duhet ta mbroni me gjakun e vet dhe ta ruani të pastër si ngjyra e bardhë e borës!” Kjo ndodhi në datën 1 mars, kurse ngjyra e bardhë dhe ajo e kuqe u bënë simbol i paqes mes sllavëve dhe bullgarëve të lashtë, si dhe i shëndetit dhe lumturisë.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Diana Cankova dhe arkiv personal

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени