Njësia kundër Korrupsionit pranë Prokurorisë akuzoi ish Ministrin e Energjetikës Rumen Ovçarov për çështjen për “Minierat Bobov Doll”.
Ekspertiza gjyqësore dhe ekonomike tregoi se ndërmarrja ka grumbulluar humbje për pothuaj 4,5 miliona euro.
Si ministër dhe përgjegjës kryesor për këtë ndërmarrje Ovçarovi nuk ka ushtruar kontroll të mjaftueshëm mbi punën e drejtorit ekzekutiv të shoqërisë.