Eмисия новини
от 09.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Bullgaria dhe Mongolia me projekt të përbashkët për monument të alfabetit cirilik në Antarktidë

Автор:
БНР Новини
Снимка: bai-bg.weebly.com

Alfabeti cirilik do të ketë monumentin e vet në Antarktidë. Ideja iu përket bullgarëve dhe mongolëve. Për disa pjesëmarrja e mongolëve mund të tingëllojë pak e çuditshme, por është fakt se ata janë një nga pak popujt jo sllavë të cilët shkruajnë me germat cirilike. Krahas kësaj para një viti në kryeqytetin e Mongolisë Ulan Bator, presidenti Rosen Plevneliev inauguroi monumentin e parë të ngjashëm.

Sipas udhëheqësit të Ekspeditës Bullgare në Kontinentin e Akulltë profesorit Hristo Pimpirev, ky monument do të jetë simbol i miqësisë midis dy popujve dhe i bashkëpunimit shkencor midis tyre, bashkëpunim ky i cili daton më se 10 vjet. Krahas kësaj ai do të jetë edhe një apel për bashkëjetesë paqësore në një botë pa luftëra dhe pa kontradikta, e tillë siç është ajo e Antarktidës.

Më shumë hollësi për monumentin në fjalë mësojmë nga Mlladen Stanev – kryetar i Shoqatës Bullgaro-Mongoliane për Miqësi:

Po bëjmë përgatitjet e fundit. Mbledhim dhe nga qytetet Veliko Tërnovo, Sofja, Pliska, Presllav, Varna, si dhe nga varri i khanit Kubrat në Malaja Pereshçepina. Po presim të bëhen gati figurat e vëllezërve Kirill dhe Metodij dhe Shenjtorit Kliment. Lartësia e monumentit është 2 metra e 30 centimetra, korpusi është nga llamarina e krom nikelit, ndërsa shkronjat do të jenë nga mesingu. Bullgaria njihet me alfabetin e saj. Për mua ishte një nder të krijoj një vepër të tillë, të cilën do të ngrihet në Polin Jugor.

Monumenti do të inaugurohet vitin e ardhshëm, kur për në Antarktidë do të nisë ekspedita e 25-të bullgare. Në të janë edhe Dojçin Bojanovi dhe Nikollaj Petkovi – dy alpinistë bullgarë, të cilët e ngjitën majën më të lartë të planetit Everest. Misioni i tyre kësaj here do të jetë të ngjitin majat Simeon, Boris dhe Levski, të cilat ngrihen në ishullin Livingstën.

Transportimi i monumentit deri në pikën më jugore të botës do të jetë pak i vështirë. Një aeroplan do të transportojë deri në qytetin më jugor të Kilit – Punta Arenas. Pas kësaj do të ngarkohet në një anije dhe më në fund me disa varka do të transportohet deri në ishull, sepse anija nuk mund të arrijë deri te brigjet e ishullit. Monumenti do të montohet në një shkëmb në afërsi të bazës antarktike bullgare, sepse ruajtja e natyrës në Antarktidë është me rëndësi të madhe. Tani zhvillohen bisedime me Universitetin e Sofjes “Shën Klimenti i Ohrid”, në të cilin monumenti të ekspozohet para transportimit. Kështu secili mund të shikojë këtë lapidar deri më 15 janar, kur monumenti do të transportohet.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна