Eмисия новини
от 09.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Vasil Vasilev – Bazilio këndon dhe tregon për Shqipërinë

Автор:
Снимка: arkiv personal

Vasil Vasilev – Bazilio është një artist dhe këngëtar, i cili që nga viti 1988 është pjesë e Korit të Përzier të Radios Kombëtare Bullgare. Paralelisht ai zhvillon projekte të veta muzikore dhe audio-vizuale në shumë zhanre. Një pjesë e madhe e krijimtarisë së tij është lidhur me muzikën popullore. Me sukses këndon me “bilbilin bullgar” – këngëtaren e madhe Nadka Karaxhova dhe trion e saj “Trio Bëllgarka”. Përformon me sukses në teatrin operistik dhe në zhanre që kërkojnë mjeshtëri të madhe si këndimi “a capella”, kështu edhe në shumë zhanre të tjera. Në takimin tonë të radhës me Bazilion, ai foli jo për projektet e tij artistike, por për një pasion tjetër të vet – për Shqipërinë. Jo rastësisht përdor fjalën “pasion” – siç është zakonisht me njerëzit e artit, emocionet e tij gjithmonë janë të stuhishme! Cila është gjëja, që e lidh atë me këtë shtet ballkanik?

“Shumë janë gjërat, që më lidhin me Shqipërinë, dhe kryesorja është kjo se bashkëshortja ime është shqiptare. Për këtë arsye unë kam pasur mundësinë që të njihem me traditat, me zakonet shqiptare dhe me vetë Shqipërinë. Dhe në jetën tonë të përbashkët kuptova se çfarë do të thotë të kesh një shqiptare në shtëpi.”

Bashkëshortja e Vasil Vasilev – Bazilio-s është kolegia Nataniela Petro Vasileva nga Redaksia Shqipe e Radio Bullgarisë. Prindërit e saj janë ardhës në Bullgari dhe në fakt tërë jeta e saj ka kaluar tek ne. Mirëpo të gjithët, të cilët e njohim atë, mund të pohojmë se ajo është 100% shqiptare – të njëjtën e tha para ca ditësh vetë Ambasadori shqiptar në Sofje, i cili ishte mysafir i Radio Bullgarisë.

“Po të duhet t’i përgjigjem pyetjes cilat janë tiparet shqiptare të Natanilës ndoshta duhet të them se ajo është e ndershme, fisnike, e zemërgjerë, amvisë e mrekullueshme, shumë e përgjegjshme për sa u përket fëmijëve – të jenë të edukuar, të sjellshëm, të jenë të veshur mirë dhe të ushqyer me të gjitha vlerat morale të shoqërisë sonë, të ndjekin qëllimet e tyre sa më të larta” – shpjegoi Bazilio dhe vazhdoi:

“Përshtypjet e mia janë se shqiptarët në përgjithësi janë njerëz të mirë, një komb zemërbujar. Në vizitën time të parë në Shqipëri më bënë përshtypje të madhe marrëdhëniet e tyre patriarkale në familje, dhe kjo se familjarët gjithmonë janë gati të ndihmojnë njëri-tjetrin. Në momentin, kur njëri ka ndonjë problem, tjetri menjëherë bën çmos për të ndihmuar. Atje askush nuk do të rrijë qetë kur të afërmit e tij janë në ndonjë hall.”

Çfarë dinte Vasili për Shqipërinë para se të njihej me Natanielën?

“Pothuaj asgjë – dija se Shqipëria ishte një shtet i mbyllur. Bëhet fjalë për vitet 1986-1987. Në Bullgari atëherë dihej vetëm se ky ishte një vend ekzotik në dy dete – në Detin Jon dhe Detin Adriatik dhe vetëm kaq. Dhe në vitin 1989, kur për herë të parë vizitova Shqipërinë, unë isha i befasuar në mënyrë të këndshme nga pastërtia dhe nga mënyra e rregullimit të jetës atje, nga traditat dhe sjellja e njerëzve ndaj meje. Ndjeva një ngrohtësi dhe dashamirësi.”

A mund të na tregosh për ndonjë situatë zbavitëse, me siguri ka pasur të tilla gjatë vizitës tënde të parë në Shqipëri?

“Udhëtimi im i parë në Shqipëri ishte një ekskursion për shqiptarët që jetonin atëherë në Bullgari. Unë e përdora këtë mundësi dhe vizitova shumë vende interesante. Në Korçë në familjen e Natanielës më pritën aq mirë, ndjeva tërë ngrohtësinë e shtëpisë! E zonja e shtëpisë erdhi tek unë me një tabakë me raki dhe me një copë të madhe torte. E mora rakinë dhe tortën dhe vazhdoja bisedimet. Në një moment kuptova se gruaja vazhdonte të qëndronte pranë meje, në heshtje dhe dukej sikur pritej diçka. Pyeta Natanielën çfarë pritej mikpritësja dhe ajo më shpjegoi se kjo ishte shenjë e nderimit dhe ajo do të qëndronte kështu derisa unë ktheja gotën e zbrazët me pjatën. Zakonisht unë nuk pi alkool, mirëpo ndjeva se duhej të tregoja respektin tim – e ktheva gotën pa raki dhe pjatën pa asnjë grimcë torte.”

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени