Eмисия новини
от 12.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Aleksandrina Pendaçanska para sezonit të ri operistik

Автор:
Снимка: arkiv personal

Një nga emrat e mëdhenj të operës bullgare, sopranoja Aleksandrina Pendaçanska, apo Alex Penda, siç është pseudonimi i saj artistik, hapi sezonin e ri operistik në Nju Jork (ShBA) më 18 gusht, me pjesëmarrjen e saj në spektaklin “Idomenej” (Idomeneo) të Mocartit në personazhin e Elektrës. Gjatë vitit të ardhshëm ylli i madh ka në kalendarin e vet vetëm role, në të cilat nuk ka luajtur më parë.

Aleksandrina Pendaçanska kërkohet vazhdimisht nga regjisorë dhe dirigjentë të shquar, kështu edhe nga teatro të mëdha operistike për spektakle që janë gjithnjë e më avangarde. Sfidat para këngëtares janë të shumta. Ja se çfarë në tha ajo disa ditë pas premierës së veprës së Mocartit në festivalin “Kryesisht Mocart” në Nju Jork:

“Hapa sezonin dhe festivalin “Mostly Mozart” në Lincoln Center me “Idomenej” dhe me orkestrën e Freiburg-ut të Gjermanisë (Freiburg Baroque Orchestra). Dirigjent ishte René Jacobs dhe kjo ishte pjesëmarrja ime e parë për këtë stinë. Kjo shfaqje nuk është prezantuar në Nju Jork tashmë 10 vjet dhe për këtë arsye interesi ishte i madh – edhe nga ana e mediave edhe nga ana e publikut. Para disa vjetëve bëmë incizim të kësaj vepre për shtëpinë muzikore Harmonia Mundi me të njëjtën orkestër. Kur njerëzit kanë dëgjuar incizimet, ata kanë interes akoma më të madh. Spektakli u pranua mirë dhe unë jam kënaqur me fillimin e sezonit. Javën e ardhshme do të udhëtoj për në Vjenë për shfaqjen e një opere tjetër – “Falstaff” nga Salieri. Muzika e saj është shumë interesante. Në fakt Salieri është një kompozitor shumë i nënvlerësuar, ndoshta sepse ka jetuar në kohën e Mocartit, nën hijen e tij. Në këtë operë ka dy role kryesore për gra dhe unë luaj në njërën prej tyre. Është një komedi zbavitëse dhe interesante.”

Për rolet e reja të debutimit në veprat e Verdit dhe për çastet personale të lumturisë Aleksandrina Pendaçanskën vazhdon:

“Menjëherë pas kësaj do të këndoj në operën “Falstaff” të Verdit në rolin e Alis Fordit. Do të jetë debutimi im në këtë rol. Mund të them se ky sezon do të jetë sezoni i Verdit, sepse do të luaj në tri role nga operat e tij – Alis Ford nga “Falstaff”-i, Amelija nga “Balloja me maska” dhe Lejdi Makbet nga “Makbeti”. Stina e re nuk do të jetë e lehtë, mirëpo shpresoj se do të kalojë me sukses. Pushimet e mia ishin shumë të këndshme, ndiej se kam mjaft energji për sfidat e ardhshme.”

“Kurorëzimi i Poppea-së” i Claudio Monteverdit – Alex Penda (Poppea) & Valer Sabadus (Nerone)
Gjatë majit të vitit 2017 Aleksandrina Pendaçanska do të jetë në Sofje për projektin e madh muzikor “Rekuiem luftarak” nga Benxhamin Britën (Benjamin Britten). Më shumë për të na tregoi vetë këngëtarja:

“Është një projekt shumë interesant me Orkestrën e Radios Kombëtare Bullgare dhe të Filarmoninë. “Rekuiemi luftarak”  i Britten-it është një vepër i njohur për mua – e kam prezantuar me Filarmoninë e Londrës. Vepra është gjeniale dhe është shkruar në fund të Luftës së Dytë Botërore. Është një përpjekje nga ana e Britten-it për bashkimin e dy kampeve – të fituesve dhe të humbësve nën flamurin e artit dhe të muzikës. Ajo tregon se lufta është e pakuptimtë. Është një vepër monumentale me kor të madh, një përjetim, i cili kujtohet përgjithmonë. Shpresoj se në skenën bullgare do të ndiejmë përpjesëtimet dhe rëndësinë e saj.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени