Eмисия новини
от 18.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Filloi Festivali i 47 Ndërkombëtar “Java muzikore të Sofjes”

Автор:

Për vit të radhës Sofja është mikpritëse e Festivalit prestigjioz “Java muzikore të Sofjes”. Sivjet në të do të shënohen shumë përvjetorë të kompozitorëve me famë botërore. Në programin shoqërues do të prezantohen libra, lexime të kritikëve të rinj muzikorë, kompakt disqe të reja, seminare, konferenca ndërkombëtare dhe një koncert bamirës për mbledhjen e metëve për përfshirjen e fëmijëve me autizëm në mësimet e muzikës. Festivali u hap më 23 maj – në prag të Ditës së arsimit dhe kulturës bullgare dhe të shkrimit sllav, me koncertin “Kryevepra të krijimtarisë muzikore sllave”. Finali i maratonës muzikore është në fund të qershorit, kur do të prezantohen violinistja e re Lija Petrova, e cila ka fituar para pak kohe çmimin e parë në Konkursin Ndërkombëtar në emrin e kompozitorit danez Karl Nilsen dhe Orkestra simfonike rinore nga Ekaterinburg me dirigjent maestro Enhe.

Më shumë për festivalin na tregoi Kryetari i forumit, maestro Pllamen Xhurov: “Festivali zhvillohet për herë të 47 të radhës dhe interesi ndaj tij  nuk ulet, përkundrazi me çdo vit rritet numri i adhuruesve të tij. Vazhdojmë traditën e afirmuar të prezantojmë në të larminë e krijimtarisë muzikore nga epoka të ndryshme dhe  nga rajone  të ndryshme gjeografike. Theksat në programin tonë janë vepra, që nuk njihen mirë – mes tyre janë premierat e John Tavener, i cili ka jetuar në Londër dhe merrej me muzikë ortodokse, premiera e Filip Glas me orkestrën “Solistët e Sofjes” dhe Dimitër Buros (violinë) dhe korin “Polifonia”. Një sanzacion për muzikantët e rinj do të jetë vizita e Orkestrës  simfonike rinore të Siberisë. Dua të theksoj bashkëpunimin e mirë që kemi arritur me Pallatin Kombëtar të Kulturës, Akademinë Kombëtare Muzikore “Panço Vlladigerov” dhe Radion Kombëtare.

Drejtori i Filarmonisë së Sofjes Viktor Stojanov ka qëndrim të vet për festivalin:

“Ky aktivitet ka rrënjët e veta. Të gjithë adhuruesit e tij tashmë e  njohin, i kanë besim, sivjet ka diçka të ndryshme – vendosëm t’i japim sinjal tërë shoqërisë muzikore dhe kulturore, se bashkë mund të bëjmë më shumë. Prandaj Filarmonia e Sofjes, “Javët muzikore të Sofjes”, bashkia e Sofjes vendosën të bashkojnë përpjekjet e tyre që adhuruesit e muzikës klasike të mos ndihen të ndarë në zgjedhjen  midis shfaqjeve të ndryshme.”

Për larminë e gjinive muzikore të festivalit dr. Momçill Georgiev – koordinatori programor i “Javëve muzikore të Sofjes” na tregoi: “Sivjet kemi përfshirë 27 koncerte dhe 12 aktivitete shoqëruese. Programi është një urë  midis interpretuesve bullgarë dhe të huaj dhe sivjet kemi gërshetuar interpretimet e Lija Petrovës (violinë) me Orkestrën e Uralit, të Angell Stankovit (violinë) me Vasilij Llobanovit (piano), Aleksandër Somovit (violonçel) me Aleksandër Zemcovit (violë), i cili tashmë është yll edhe në Bullgari.”

Mes aktiviteteve të shumta në festival është dhe kremtimi i 110 vjetorit të lindjes së  kompozitorit të madh rus Dmitrij Shostakoviç.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени