Eмисия новини
от 07.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Të ardhurat e bullgarëve janë rritur me 40%, por përbëjnë vetëm 47% prej atyre evropiane

Автор:
БНР Новини
Снимка: BGNES

Sipas të dhënave të fundit të Institutit Kombëtar të Statistikave të ardhurat e bullgarëve janë rritur brenda 12 vjetëve me 40%. Më e madhe ka qenë rritja pas aderimit të vendit në BE në vitin 2007. Të gjitha këto shifra tingëllojnë në mënyrë optimiste. Por cili është realiteti mësojmë nga Presidenti i Republikës Rosen Plevneliev, i cili deklaroi se bullgarët marrin vetëm 47% prej të ardhurve mesatare të evropianëve. Bëhet e qartë, se po ngjitemi nga fundi financiar, por ende jemi shumë larg sipërfaqes evropiane. Ky fakt  nuk është inkurajues në sfondin e ekonomisë  në ngadalësim, ngadalësim i cili nuk premton rritje të të ardhurve në të ardhmen e afërte, por më tepër flet për pezullim ose për diçka tjetër më të keqe, që ndodhet zakonisht  kudo, kur rezultatet ekonomike përkeqësohen. Ekspertët tashmë paralajmërojnë për një kërcenim të tillë.

Aktualisht bullgari jeton me gjysmën e parave të evropianit mesatar. Kjo  do të thotë, se jeton keq sipas standardeve të shoqërisë së sotme konsumatorë. Me gjithë se zyrtarisht 30% prej bullgarëve janë të regjistruar në kolonën “të varfër”, do më të thënë të njerëzve, që nuk janë në gjendje t’i paguajnë vetë faturat, të tjerët 70% jetojnë relativisht modeste. Kjo është e dukshme për secilin që bën shëtitje nëpër rrugët e qyteteve të ndryshme të vendit ose ka bërë vizitë në shtëpinë e ndonjë bullgari normal. Ky pohim mbështetet edhe nga statistika. Në Bullgari në praktikë nuk ka familje pa televizor, frigorifer, sobë dhe lavatriçe. Mbi gjysma prej bullgare kanë kompjuter në shtëpi dhe akses te interneti. Në vendin tonë ku popullsia është 7 milionë veta makinat tejkalojnë 3 milionë. Edhe diçka tjetër të rëndësishme – afro 90% prej bullgarëve jetojnë në shtëpi, pronë të tyre. E gjithë kjo flet për cilësi të mirë të jetesës. Është e drejtë, se shumica prej përfitimeve materiale të njerëzve janë nga modelet dhe markat më të lira, makinat në shumicën e rasteve janë 15 vjeçare, shtëpitë nuk janë në disa kate me parqe dhe liqene. Por edhe në shumë shtete evropianoperëndimore  e gjithë kjo për shumicën e njerëzve është luks i paarritshëm.

Është interesante të analizohet origjina e të ardhurve të bullgarëve, të shihet nga vijnë paratë në llogaritë e tyre bankare. Po thuaj 70% – nga rrogat, ndërsa 30% janë nga pensione, bursa, ndihma sociale. Një përqindje shumë të vogël përbëjnë të ardhurat nga renta, dividendë, kamata dhe instrumente të thera financiare, ekzotike për vendin tonë.

Ritme të mira të rritjes me tendencë për ngadalësimin e shpejtësisë  për rritjen e të ardhurve, të cilat në Bullgari mbeten nën gjysmën e atyre evropiane dhe shpejtë nuk do të barazohen me ta – e tillë është gjendja aktuale. Një përjashtim bën  Sofja, ku merren të ardhurat më të larta, po thuaj si ato evropiane, dhe ato me çdo vit të kaluar po rriten.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени