Eмисия новини
от часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2025 Всички права са запазени

Krahinat folklorike Dobruxha, Pirin dhe Rodopi në raundin e dytë të klasifikimit

Снимка: arkiv

Në lidhje me përvjetorin e saj të 80-të “Radio Bullgaria” ju ofron që çdo muaj të votoni për muzikë nga Bullgaria. Ndër pjesëmarrësit që do të votojnë për këngën fituese do të zgjidhen me short tre veta, të cilat do të fitojnë CD me muzikën në gjininë përkatëse. Votimi do të jetë në e-mail-in e redaksisë: albanian@bnr.bg. Rezultatet do të shpallen në datën 15 të çdo muaji.

Pas raundit të parë po vazhdojmë me tri propozime të reja të Aleksandër Zaralievit:

Maro Marodijo – interpreton Dimitrina Kuneva nga fshati Alekovo në rajonin e qytetit Tervell (Bullgari Verilindore) në krahinën folklorike “Dobruxha”. Kompozitor është Stafan Kënev dhe muzika është incizuar në Radion Kombëtare Bullgare në vitin 1977. Ajo pasqyron stilin karakteristik të qetë të këngës satirike – në këtë rast për zgjedhjen e “vështirë” e çupës midis bariut dhe lëruesit të tokës.

Mjaft kohë jetoja si beqar të grupit folklorik të burrave nga qyteti Bansko me drejtues Ivan Macurev – incizim të një interpretimi nga vitit 1971. Kjo është një nga këngët emblematike të krahinës së malit Pirin. Elementet më karakteristike janë ndërprerja e zërit në regjistrat e larta dhe dridhja e zërit, të cilat këngëtarët e sotëm vështirë mund t’i arrijnë.

U nis Todjunë interpretim të “Trios së meshkujve Rumen Rodopski” me përbërje: Rumen Rodopski, Ljubomir Petrov dhe Nikolla Zaprjanov. Incizimi është bërë në vitin 2001 dhe është nga albumi “Këngët popullore e Rodopeve”. Përsëri është një këngë, karakteristike për krahinën e malit Rodopi me një këndim të fortë dhe të hapur të burrave dhe me tingëllim të ruajtur autentik nga pikëpamja muzikore – diçka që njihet në shoqërimin e kaba gajdes së Rodopeve.

Interpretimi i Katja Popovës kryesoi klasifikimin për këngëtarë më të dashur operistikë sipas dëgjuesve të Radio Bullgarisë. Fituesit do të marrin një dhuratë – CD me incizimet e fundit me muzikë klasike të Radios Kombëtare Bullgare: “120 vite Petko Stajnov – Choral Ballads”.

Fituesit në votimin që sapo mbaroi janë:
1. Aleksandër Kuzjominskij nga Urkaina

2. Andreas Mueklich nga Gjermania

3. Khaled Al-sheh nga Tunizia

Urime fituesve!

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна