Eмисия новини
от 18.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Në anën tonë të kufirit nuk besojnë se “pakënaqësia dimërore e fermerëve” grekë ka mbaruar

Автор:
БНР Новини
Снимка: BTA

Ditën e diel kundër-bllokada e kufirit me Greqinë nga ana e transportuesve bullgarë në përgjigje të protestave të fermerëve në Greqi mbaroi pas thirrjes së Ministrit bullgar të Transportit Ivajllo Moskovski. Transportuesit vënë në dukje se i kanë hapur pikat e kalimit kufitar për shkak të kolegëve të tyre, që vuajnë, por edhe për shkaqe taktike. Bllokada u hoq në pritje të bisedimeve mes fermerëve grekë dhe Kryeministrit Aleksis Cipras për zgjidhjen e krizës.

Situata të tilla Bullgaria përjetoi edhe gjatë viteve 2010 dhe 2011, përsëri gjatë janarit dhe shkurtit. Fermerët në Greqi protestojnë muaj me radhë, kur nuk kanë veprime intensive bujqësore, kur stina e fuqishme turistike në vendin e tyre nuk ka ardhur. Mirëpo, stina dimërore turistike në Bullgari është në kulmin e vet. Siç duket protestat e tyre sivjet shkaktuan dëme më serioze, jo vetëm ekonomike, por edhe politike. I nevrikosur nga bisedimet e pafrytshme telefonike me Kryeministrin grek Aleksis Cipras, Kryeministri Bojko Borisov deklaroi i dëshpëruar se qeveria e tij ka një pozitë të qartë sa i përket problemit dhe mendon se në Greqinë fqinje ka një qëndrim më të veçantë ndaj Bullgarisë, sepse pikëkalimet me shtetet e tjera nuk mbyllen, si ato me Bullgarinë. Në të vërtetë Kryeministri ka mjaftë arsye, që të jetë i dëshpëruar. Pasi në emër të lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave ai nuk pranoi ofertën këmbëngulëse të Katërshit të Vishegradit që Bullgaria të ndërtojë rrethana në kufirin tonë me Greqinë kundër presionit të migracionit, parimi i lëvizjes së lirë u anulua nga protestat e fermerëve. Dhe e gjithë kjo ndodhi në kundërshtim me normat ndërkombëtare dhe para shikimit indiferent të autoriteteve në fqinjën tonë jugore. I nevrikosur, Ministri bullgar i Transportit Ivajllo Moskovski deklaroi në një ton të papranushëm politik se shteti grek ka abdikuar, pasi nuk mund të përballojë një problem lidhur me 50 fermerë të dehur, të cilët dëfrehen duke shikuar se si shoferët e mijëra maunave, të ndaluar për shkak të bllokadës së tyre, vuajnë.

Parlamenti miratoi njëzëri një deklaratë me thirrje që Komisioni Evropian të zërë pozitë lidhur me këtë rast, përfshi këtu edhe fillimin e procedurës penale kundër qeverisë greke. Deputetët shprehën mendim se shteti grek nuk do të lejojë që kriza të çojë në keqësimin e marrëdhënieve dypalëshe. Mirëpo, praktikisht pasojat negative tashmë ishin fakt dhe nuk mund të pritej gjë tjetër, pas bllokadës njëmujore të kufirit tokësor midis dy shteteve, të cilat janë partnere në BE dhe aleate në NATO.

Pas heqjes së bllokadës nga pala bullgare Ministri Moskovski kërkoi falje për tonin e tij të ashpër, por shtoi se nuk heq dorë nga asnjë fjala e vet dhe mendon se gjithçka që ka thënë është e drejtë dhe korrekte. Ndër të tjera, shumë i afektuar, Ministri kishte thënë se përtej kufirit nuk ka qeveri...

Lideri i VMRO-s Krasimir Karakaçanov, i cili është një prej parashtruesve të deklaratës parlamentare, komentoi se po bëhet fjalë për probleme të politikës së brendshme në Greqi dhe me bllokadën e kufirit disa shtresa dhe formacione politike në Greqi përpiqen t’i zgjidhin problemet e tyre të brendshme politike, duke u shkaktuar dëme mijëra bullgarëve.

Transportuesit dhe turoperatorët në të dyja anët e kufirit ende i llogaritin humbjet e tyre, por tashmë ka të dhëna paraprake. Dëmet për transitin e bllokuar në vazhdim të afro një muaji, kapin dhjetëra mln euro, të shpërndara mes 7-8 mijë maunave. Pothuaj gjysma e tyre nuk janë bullgarë, por janë austriakë, hungarezë, çekë, polakë. Pothuaj një muaj mbi 200 ndërmarrje të vogla, kryesisht në Bullgarinë Jugperëndimore, nuk kanë punuar për shkak të mungesës së lëndëve të para. Në kulmin e stinës turistike dimërore mijëra të huaj nuk mund të arrijnë në vendpushimet malore bullgare. Janë anuluar shumë rezervime turistike të bullgarëve për vendpushimet greke. Sipas turoperatorëve mbi 60 për qind prej rezervimeve për pushimet në fqinjen tonë jugore në periudhën 3-6 mars janë anuluar. Janë anuluar gjithashtu rezervimet për Pashkët – më 1 dhe 2 maj, si edhe për periudhën 21-24 maj. Një pjesë e bullgarëve thjeshtë kanë vendosur të bojkotojnë turizmin grek, po të merren parasysh mendimet e shprehura nga disa grupe në Facebook, sipas të cilave pavarësisht nëse ka bllokada apo jo, ata nuk do të shkojnë në Greqi, “që të mos fitojë turizmi i saj për llogarinë tonë”.

Pas heqjes së bllokadës nga ana bullgare, deri në mëngjesin e së hënës radhët e maunave u pakësuan me rreth 15 km. Mirëpo, disa prej shoferëve tanë komentojnë se në bisedimet e fermerëve në Greqi me qeverinë e tyre nuk do të ketë përparim dhe kufiri përsëri do të bllokohet.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени