Eмисия новини
от 09.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Kosova dhe Bullgaria në hartat historike dhe etnografike të Evropës

Автор:
БНР Новини
3
Hartë nga atlasi katolik i vitit 1375

Disa ditë para 8-vjetorit të pavarësisë së Kosovës në Sofje u hap ekspozita “Kosova dhe Bullgaria në hartat e Evropës”. Aktiviteti është frytë e bashkëpunimit të shkëlqyeshëm mes Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës dhe Agjencisë së Arkivave Shtetërore të Bullgarisë. Për këtë shkak ky bashkëpunim u zgjat me Nënshkrimi i memorandumit të bashkëpunimit nga kryetarët e agjencive arkivore të Bullgarisë dhe të Kosovës Mihail Gruev dhe Ramë Manajakoma tri vjet përmes nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit gjatë ceremonisë zyrtare për çeljen e ekspozitës.

“Përmes kësaj ekspozite duam të tregojmë një pjesë të vogël të eksponateve tona më të vlefshme. Kemi treguar kopje të hartave nga shekujt XIV dhe XV – theksoi Kryetari i Agjencisë Shtetërore “Arkiva” z. Mihail Gruev. – Në këtë mënyrë duam të drejtojmë vëmendjen te pasuritë të cilat ruhen në arkivat e dy vendeve. Kjo na jep dituri për të kaluarën, si edhe për etnografinë dhe kulturën e dy popujve – bullgarë dhe shqiptarë.” Vizituesit mund të njihen me historinë e Ballkanit edhe përmes syrit të udhëtarëve gjermanë dhe francezë të cilët e kanë zbuluar gadishullin gjatë shekullit të XIX-të. Harta më e vjetër është nga viti 1375.

Më shumë rreth ekspozitës dhe projekteve të përbashkëta mes institucioneve arkivore të Ballkanit mësojmë nga Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës z. Ramë Manaj.



Fotografi nga ekspozita: Maria Peeva

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Галерия

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени