Eмисия новини
от часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

“Shikimi i zogut” – një pamje nga lartë e Sofjes

Автор:
БНР Новини
Снимка: maxmediabg.com

Kur njeriu shikon me vëmendje fotografitë dhe videot e Jasen Xhabirovit, kupton se pavarësisht sa mirë dimë diçka, kur e shikojmë atë nga lartë  gjejmë një perspektivë të re, kuptojmë gjëra të panjohura. Ndërtesat, parqet, rrugët, vendet duken ndryshe, të fotografuara nga droni i Jasen Xhabirovit.

Jasen Xhabirov ka mbaruar universitetin në degën “Animim”. Se si filloi të fotografojë me dronë?

“Akoma para shfaqjes së teknologjisë së dronëve unë merresha me fotografi dhe me mjeshtëri operatori. Më pëlqente gjithashtu drejtimi i maketeve të helikopterëve. Kur në treg shfaqën dronët, dy gjërat ishin bashkuar në një vend. Kjo u bë para pesë vjetësh.”

“Dua të shkoj në shumë vende, të fotografoj dhe të xhiroj gjëra në mënyrë të ndryshme dhe pastaj të prezantoj spote të shkurtra” – tha Jasen.


Mbi çfarë punon tani?

“Tashmë kam përpunuar disa projekte, që u bënë shumë të njohura në Sofje dhe tregojnë bukuritë e kryeqytetit. Në të vërtetë nga lartë Sofja duket shumë herë më e bukur.”

СнимкаNjë nga projektet e fundit të Jasenit prezanton ndërtesat fetare nga lartë, siç i shikojnë ato zogjtë:

“Ndërtesat fetare janë më të ndryshme sepse forma e tyre është e kufizuar – natyrisht janë të rrumbullakëta. Ata tërheqin vëmendjen time sepse ato janë godinat, për të cilat arkitektët dhe ndërtuesit punojnë me vëmendje të posaçme. Për këtë vendosa se do të jetë mirë po t’i mbledh në një projekt.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна