Sipas presidentit Rosen Plevneliev referendumi kombëtar është një sukses i padiskutueshëm për zhvillimin demokratik të Bullgarisë. Plevnelievi shpalli, se pjesëmarrja e 1 milion e 800 mijë vetash tregon se shoqëria civile bullgare e ka tejkaluar njerëzit, të cilët mendojnë vetveten për pjesë të elitës sonë politike. Në se qeveritarët nuk pranojnë rezultatet e votimit, do të bëjnë një gabim të madh politik, mendon presidenti. Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror Zgjedhor votimi elektronik mori përkrahjen e 1 883 411 votuesve, kundër ishin 704 182. 39.34% të shtetasve që kanë të drejta zgjedhore morën pjesë në referendum, 69.52% votuan pozitivisht. Presidenti iu drejtua Agjencisë Shtetërore “Siguri Kombëtare” për shkak të sulmeve të hakerëve kundër faqes së internetit të Komisionit Qendror Zgjedhor në ditën e zgjedhjeve.