Në një letër të vet Xhuzepe Verdi shkruan: “Mos e mësoni këngëtarin si të këndojë. Në se ai e ka talentin, ai e di si”. Dhe sikur ato fjalë janë të thënë pikërisht për këngëtaren Gena Dimitrova – ylli operistik bullgar, i cili i pushtoi skenat botërore me muzikën e tij.
Kur njeriu e shikon shtëpinë e lindjes së këngëtares së madhe, mund të mendoj, se ky është një dekor nga ndonjë opera. Rrugica, në të cilën ngrihet, është e ngushtë dhe zvarritet herë majtas, herë djathtas, përderisa arrin majën, nga ku hapet një pamje e mrekullueshme drejt kishës. Që nga fëmijëria Gena këndonte në korin e shkollës në Beglezh dhe merrte pjesë në të gjitha festat dhe tubimet e fshatit. Megjithë talentin e madh dhe dëshirën e pashtershme të këndojë i ati i tij ishte kundër idesë që ajo t’i kushtohet muzikës. Ja përse gjatë vitit 1959 pasi mbaroi gjimnazin, Gena dha provimet në Universitetin e Mjekësisë në qytetin Pleven. Pas kësaj ajo vajti në Sofje, mysafire të së motrës. Ajo u përfitua nga qëndrimi në kryeqytet dhe dha provimet edhe në Konservatorin, sot Akademinë Kombëtare Muzikore.
E pranuan megjithëqë ishte pa asnjë përgatitje muzikore. Ajo iu shpresonte dëgjimit të jashtëzakonshëm dhe muzikalitetit të trashëguar. Kishte fatin të hyjë në klasën e pedagogut të madh muzikor Hristo Brëmbarov. Vet ai thoshte, se Gena Dimitrova kishte një zë, që lind një herë në 100 vjet. Me profesorin Brëmbarov, ajo vazhdoi të punojë edhe pasi u bë pjesë e Operës së Sofjes në vitin 1965.
Në Fondin e Artë të Radios Kombëtare Bullgare ruhet një intervistë e kritikut muzikor Marin Bonçev, në të cilën Gena Dimitrova rrëfen për vitet në Konservator dhe për hapat e parë në skenën e madhe:
“Karriera ime operistike filloi në Bullgari pasi mbarova Konservatorin. Mirëpo, prapa daljes së parë në skenën e operës qëndron shumë punë. Nuk mbaj mend, kur për herë të parë dëgjova ndonjë opera, por të gjitha veprat muzikore, të cilat i kam dëgjuar në vitet 50-të më provokuan të mendoj për zërin që posedoja. E zbuluan mësuesit tim në gjimnaz. Nuk mund të them, se arrita gjithçka shumë lehtë, sepse nuk kisha përgatitje paraprake muzikore. Kështu që pranimi im në Konservator ishte një fillim nga zeroja, nga A-ja dhe B-ja.”
Në vitin 1970 Gena Dimitrova fitoi Çmimin e Parë të Konkursit të Katërt Ndërkombëtar Operistik në Sofje. Kjo konsiderohej fillimi i karrierës së saj, sepse i lejoi të bëjë specializim në Itali.
Gena Dimitrova e nisi karrierën me Puçini, me operat e të cilit arriti suksese të mëdha në mbarë botën. Mirëpo, Xhuzepe Verdi ishte në thelbin e karrierës së saj. Vet ajo rrëfente: “E kam rikrijuar në skenë të gjitha heroinat e tij me një sinqeritet. Verdi është kompozitori, i cili e mban të gjithë këngëtarët operistikë mbi shpinë.”
Në një nga intervistat e fundit Gena Dimitrova i bën bilanc jetës: “Shumë gjëra nuk arrita të bëj gjatë jetës, por Zoti më dha aq shumë talent, që arrita të përballoja të gjitha të këqijat. E sakrifikova jetën në emër të karrierës. Kështu që tani ëndërroj për një qetësi.” Ajo nuk pranonte, që kritikët ta krahasojnë me këngëtarë të tjerë dhe thoshte: “Në momentin, në të cilin këngëtari fillon të imitojë për shembull Kallasin, atëherë ai nuk është as ai, as Kallas. A nuk është ashtu? Duhet të jesh ti me të gjitha virtytet dhe mundësitë tënde. Çdo talent është si një yll, i cili shkëlqen me një dritë të vet.” Ylli, i cili i pushtoi skenat e Metropolitën Operës në Nju Jork, Arena di Veronës dhe La Skalas në Milano, e respektonte këtë parim të vet deri në fund të jetës më 11 qershor të vitit 2005. Ajo u nda nga jeta kur ishte mezi 64 vjeçare.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova