Eмисия новини
от 12.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Sofja realizoi ëndrrën e një refugjati

Автор:

Një videoklip qarkullon në rrjetet sociale gjatë muajit të fundit dhe tërheq vëmendjen me sinqeritetin dhe koloritin e tij.

Në një godinë të rrënuar Bamba Malinke nga Mali këndon këngën e tij të pikëlluar, por gradualisht pikëllimi kthehet në shpresë dhe nga fatkeqësia lindet ëndrra e realizuar: “Kam ikur nga vendi im për të ndërtuar një botë të re!”.

“Kënga “Sofia Dream” shpreh respektin tim ndaj qytetit dhe pritjet e mia që të gjejë më shumë shpresë, pas ditëve të vështira që kam përjetuar në atdheun tim – tregon Bamba. Këtu në Sofje unë përsëri e mbaj jetën time në duar, shoh se horizonti është i kthjellët dhe se ka shans të dytë për mua. Këto janë arsyet që t’i kushtojë këtë këngë Sofjes, të cilën e dua shumë.”

Bamba Malinke është 27 vjeçar. Para 3 vjetësh në Mali depërtuan islamistët, imponuan sheriatin dhe e përgjakën atdheun e tij. Por ai nuk pajtohet me situatën e krijuar, kompozon dhe këndon këngë për lirinë e feve. Të gjitha fetë çojnë tek Zoti, mendon njeriu që porsa është bërë i krishterë, dhe bën thirrje për dashuri, vëllazërim, pajtim. Ndërkohë prindërit e tij janë të vrarë dhe Malinke ka ikur nga atdheu i tij për të ardhur në Bullgari. Sot ai ka liri, punë, miq. Njeri prej njerëzve të tij të dashur është maqedonasi Filip Lazarevski – edhe ai është 27 vjeçar, dhe ka zgjedhur kryeqytetin tonë për qytet të vetë dhe është producent i këngës së përbashkët “Sofia Dream”. Çfarë e frymëzon?

“Vetë qyteti, fryma e tij, njerëzit, që jetojnë në të, kultura” – përgjigjet Filip Lazarevski.

Filip dhe Malinke Foto: arkiv personalAi thotë, se miku i tij Malinke është një shembull i mirë për të gjithë refugjatët, sepse ndryshohet dhe  zhvillohet. Kuptohet, Bullgaria nuk është shtet pa probleme, por është shumë më i mirë në krahasim me shtetet nga vijnë këta njerëz. Dhe Malinke është i ndërgjegjshëm për këtë.

“Bullgaria për mua është atdheu i ri që më pranoi. Mua më pëlqen shumë se ndodhem këtu, se mund të shëtis nëpër rrugët dhe të jetojë në paqe dhe siguri. Në të vërtet shumë refugjatë e kanë shikimin drejtë Perëndimit, por kjo është çështja e zgjedhjes personale. Mendoj, se njerëzit që vijnë në Bullgari, nuk dinë shumë për vendin dhe mundësit e tij. Ky është njeri prej shkaqeve që ata të dëshirojnë të shkojnë në vende të tjera, ndërsa unë ndihem shumë mirë dhe preferoj të mbetem këtu – kam gjetur shokë dhe punë të mirë dhe jam i lumtur.”

Aktualisht Malinke dhe Filip punojnë mbi premierën e videos së këngës së tyre “Sofia Dream” – ngjarjet zhvillohen mes rrënojave të një godine të braktisur.

“Xhiruam one shot video për këngën “Sofia Dream” dhe tani presim daljen e saj – shpjegon Filip. – Shpresoj, se kjo do të bëhet në fillim të gushtit dhe do të xhirohet në të njëjtin vend, por me koreografi me valltarë profesionistë dhe me mbështetjen e R&B cru, e cila mbështet iniciativën Sofia street muzic dhe Malinke në nismën e tij. Godina-dekor i klipit gjendjet në periferitë e Sofjes – kjo është ish Akademia për shkenca shoqërore dhe drejtim social. Brenda ka interier të mrekullueshëm, vetë struktura e godinës është shumë e bukur.”

Malinike dhe Filip po përgatiten për koncerte në bregdetin tonë, ndërsa në fund të verës do të prezantojnë këngën e tyre të dytë të përbashkët.

“Kënga e dytë mban mesazhin “Be happy” – ji i lumtur me atë që ke, ji i lumtur me ditën që ta pret, ji i lumtur me atë që ke krijuar vetë. Ji i lumtur  se je i gjallë” – thotë Filip Lazarevski.

Të dy shokët janë të lumtur me punën që kanë. Filip punon dizajn grafik, ndërsa Malinke në një Call qendër. Në qoftë se njërit prej tyre nuk i mungon asgjë, i dyti ka një brengë dhe një ëndërr – ndonjë ditë të gjejë motrën e vet më të vogël dhe të jetojnë së bashku në paqe.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени