Eмисия новини
от 18.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Për kosin bullgar dhe zhvillimin e turizmit

Автор:
БНР Новини
Снимка: turizamiotdih.com

A e dini se ku gjendet një nga krahinat tona më të bukura etnografe? Përgjigja është – në Bullgarinë Veriore, aty ku rrafshina e Danubit ka përhapur tokat e veta të begatshme deri tek brigjet e Detit të Zi. Mes fushave të pafund prej gruri dhe luledielli janë të shpërndarë disa fshatra, kurse në qendër të tyre lulëzon qyteti Razgrad. Pikërisht ky është “kryeqyteti” i kapanceve – një grup i vogël etnografik, përfaqësuesit e të cilit pëlqejnë shumë të lavdërohen, se janë bullgarët më të vjetër, me të folurën më të lashtë, me një folklor më autentik, kosi më i mirë, byreku më i shijshëm e tjera, e tjera...

СнимкаDikur në këtë vend të sheshtë si tepsi ka pasur pyje të gjera e të dendura, në të cilat kanë jetuar kafshë të egër dhe plaçkitës, të cilët kanë sulmuar karvanët tregtarë dhe udhëtarët kalues të rastit. Prandaj e kanë emërtuar krahinën Deliorman (në përkthim nga turqishtja – pylli i çmendur), kurse pas Çlirimit nga pushteti osman e kanë quajtur Lludogorie. Deri në mesin e shekullit të XX rajoni ka qenë po kështu mjaft i populluar, kurse fshatrat kanë qenë të izoluara nga bota tjetër. Pas kësaj është krijuar një prerja masive, e cila krejtësisht e ka ndryshuar pamjen e kësaj krahine. Sot, në vendin e pyjeve të dendura të dikurshme drejt horizontit ka toka agrare, kurse midis tyre janë formuar rreth 15 vende të populluara, popullsia e të cilëve me krenari demonstron traditat e veta të çuditshme. Duke filluar nga të folurit e kapanit i pakuptueshëm nga bullgarët e tjerë dhe folklorin e larmishëm vendas dhe arrihet deri tek rite specifike, lidhur me dasmën e kapanit, traditat lidhur me ditën e Shën Todorit dhe të Shën Llazarit e tjera.

Kurse anë kureshtare nga kultura vendase mësojmë në muzeun Etnograf në qytetin Razgrad, ku bëhen rikrijime të traditave interesante. Këtu janë prezantuar dhe veshjet popullore autentike kapane, karakteristike me qëndisjet e veta të bukura në të kuqe dhe të zezë, që paraqesin bimë, shpendë dhe njerëz. Në oborrin e muzeut janë të vendosur kazanët e vjetër për zierjen e rakisë, kurse gjyshër të veshur ne veshjen popullore karakteristike kapane ju ftojnë të pini një gllënjkë nga lëngu djegës. Vendasit duket se krenohen me prejardhjen e vet dhe me traditat. Bashkia e qytetit Razgrad ka një program ambicioz për kthimin e tyre në një atraksion turistik.

Снимка“Në rajonin e qytetit Razgrad jeton grupi më i vjetër etnograf i Bullgarisë – është kategorike Tanja Todorova nga bashkia e qytetit Razgrad. – Sipas disa studiuesve kapanasit janë trashëgimtarë të bullgarëve të Asparuhovit, me fjalë të tjera ata janë trashëgimtarët e drejtë për drejtë të themeluesve të shtetit bullgar. Dhe në sajë të kësaj, se relativisht deri vonë kanë jetuar në një shoqëri të mbyllur, kanë mundur të ruajnë traditat e veta.”

Po të jeni të pranishëm në kompleksin etnografik gjatë kohës së festës, patjetër që do t’ju qerasin me byrekun tipik gjuzlemi, i cili në disa shtëpi piqet në saç, kurse në vende të tjera skuqet. Përveç kësaj, shtëpiaket do t’ju qerasin me kos të bërë vet në shtëpi. “Vetëm tek ne bëhet një byrek i tillë kaq i mirë, kurse kosi ynë nuk ka analog në asnjë vend tjetër!” – thotë prerazi Tanja Todorova. Në të kaluarën, kapanit i kanë zgjedhur nuset e veta për nga mjeshtëria të zënë kos. Sot, mbi prodhimin e këtij produkti shëndetësor njerëzit kanë formuar një panair të tërë, i cili sivjet do të zhvillohet midis 22 dhe 24 korrik.

Снимка“Kosi i njohur i kapanit përgatitet në bazë të një recete të lashtë, të trashëguar nga stërgjyshërit tanë – krenohet Tanja Todorova. – Është me një shije unikale dhe është kaq i trashë, saqë kur kthehet ena prej balte me kosin brenda, kosi nuk derdhet. Panairi kthehet në një festë të madhe, e cila tërheq shumë turistë. Bëjmë rikrijime të ndryshme, e po kështu dhe pazar të artizanaleve tradicionale bullgare, si punimi i qilimave, poçaria, punimi i zbukurimeve, përpunimi i lëkurave e të tjera. Gjatë kohës së panairit prezantohen dhe grupet folklorike vendase. I pasur dhe i larmishëm është kalendari kulturor i bashkisë Razgrad. Duket se administrata vendase ngulmon seriozisht mbi turizmin e festivaleve, që të mund të tërheq më shumë miq dhe të përvetësojë mjete mbi fondet e ndryshme evropiane.

Në ditën e Enjos (24qershor) në oborrin e muzeut etnografik do të ketë demonstrime të praktikave magjike të kapanit, çfarëdo që do thotë kjo. Me padurim pritet dhe festivali i përvitshëm i trashëgimisë kulturore nën titullin “Netët e bardha të Razgradit”, i cili do të zhvillohet gjatë muajit korrik. Programi i tij parashikon një varg ngjarjesh, pika kulmore e të cilëve do të jetë në fund të festivalit, kur mes mbeturinave nga qyteza romake Abritus miqtë do të shijojnë rikrijimet e traditave trake dhe romake si dhe legjendat.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени