Eмисия новини
от 18.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Bullgaria dhe Maqedonia – pesha e emocioneve historike

Автор:
БНР Новини
Снимка: arkiv

Në fillim të javës u bë e qartë se gjatë prillit të 2016-ës në Maqedoni do të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare. Lajmi doli në dritë pas takimit mes Kryeministrit Nikola Gruevski dhe liderëve të partive kryesore maqedonase, i cili takim u mbajt nën ndërmjetësinë e Komisionerit të BE-së, Johanes Han. Ndërmjetësia e Brukselit ndodhi sipas nismës së Gjermanisë dhe me anë të mbështetjes së Bullgarisë dhe Holandës. Vendimi për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni do të diskutohet më tej në një takim të ri mes liderëve në Bruksel, i cili takim do të mbahet javën që po vjen. Situata në Maqedoni u bë shkak për diskutimet e iniciuara nga Radio Bullgaria.

Z. Ljubomir Kjuçukov, drejtor i Institutit të Ekonomisë dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, mendon se shtyrja e zgjerimit të BE-së deri në 2020 do të ketë një efekt të fortë demoralizues në Ballkan. Këtë z. Kjuçukov e komenton në lidhje me pohimin e Kryetarit të Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker.

“Komisioneri i BE-së, Johanes Han u pajtua me liderët e partive kryesore në Maqedoni që të përdoren mekanizmat e Komisionit Evropian gjatë negocimit me secilin vend-kandidat. Dhe këto mekanizma të përdoren mbi kapitujt më delikatë të negociatave, pra lidhur me sundimin e ligjit dhe me lirinë e shprehjes, vuri në dukje gazetari Kosta Filipov, i cili ka punuar vite të tëra si korrespondent në Shkup. – Prezenca e komisionerit Johanes Han dhe ndërmarrja e këtij misioni ndërmjetësues dëshmojnë për këtë se BE-ja mendon se perspektiva evropiane e Maqedonisë nuk është e kotë. Por duket të bëhen reforma.”

Gjatë diskutimeve u bë e qartë se raportet Bullgari-Maqedoni nuk vijon të shqyrtohen si garë patriotizmi, nuk duhet të ngarkohen me emocione politike dhe paragjykime të vjetra ideologjike. U theksua ndikimi pozitiv i festimeve të përbashkëta historike si sinjal i kushteve të favorshme të dialogut reciprok, si në mes të institucioneve, ashtu dhe në mes të dy popujve.

“Startuam festimin e përbashkët të vëllezërve Qiril dhe Metodi, të cilët sollën shkrimin sllav. Këtë festë e shënojmë sipas kalendarit julian më 11 maj, thotë Prof. Dr. Svetllozar Eldërov nga Instituti i Ballkanistikës pranë Akademisë së Shkencave të Bullgarisë, dhe njëkohësisht anëtar i Institutit të Shkencave të Maqedonisë. Sivjet ishte hera e dytë e festimit të përbashkët bullgaro-maqedonas. Dua të ndaj përvojën time, duke qenë pjesëmarrës i 30 projekteve në mes të Akademisë së Shkencave Bullgare dhe Akademisë së Shkencave të Maqedonisë. Para se t’i bashkohesha bashkëpunimit dypalësh, unë i kisha njohur kolegët e mi maqedonas nga monografitë e tyre, respektivisht dhe ata më kanë njohur nga punimet e mia. Vendosëm raporte në radhë të parë njerëzore, dhe më pas dhe profesionale. Historiografia bullgare është me një traditë të gjatë dhe kur çojmë botimet historike bullgare në Maqedoni, kolegët tanë aty s’kanë shumë mundësi për të kundërshtuar. Mirëpo, ne nuk persin që ndërgjegjja kombëtare e maqedonasve të ndryshojë në favor të bullgarëve, sepse proceset që po vërejmë janë të pakthyeshme. Por sa më dendur komunikojmë me Maqedoninë, aq më mirë.”

Gjatë diskutimeve u hedh dritë mbi rëndësinë e nënshkrimit të Traktatit të Fqinjësisë së Mirë në mes të Bullgarisë dhe Maqedonisë. Traktati u propozua nga pala bullgare më 2008 dhe është bazuar në deklaratën e 1999-ës. Ajo deklaratë ishte nënshkruar nga kryeministrat e atëhershëm të Bullgarisë dhe Maqedonisë dhe synonte të garantonte parimet për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe.

“Për fat të keq, ideja e kësaj deklarate nuk pati jehonë në Maqedoni, thotë z. Ljubomir Kjuçukov, i cili ishte autor i projektit të deklaratës në cilësinë e tij të zëvendës ministrit të punëve të jashtme. – Pas kësaj deklarata u harrua dhe po ashtu nga pala bullgare. Kur erdhi koha për t’u rishtruar deklarata në rendin e ditës, ajo doli i vetmi instrument i zhvillimit të përgjithshëm të raporteve Bullgari-Maqedoni. Por kjo gjë s’mjafton. Traktati i Fqinjësisë së Mirë duhet të zhvillohet paralelisht me forcimin e raporteve kulturore dhe të biznesit. Pra, Bullgaria ka interes që marrëdhëniet dypalëshe të zhvillohen në të gjitha nivelet. Mendoj se deklarata fillestare e MPJ-së ishte hap pozitiv, por jo i tërë. Ne interesohemi për stabilitetin dhe forcimin e Maqedonisë në kontekstin e qëndrueshmërisë së të gjithë Ballkanit. Pas kësaj u ndërmorën masa që politika bullgare të jetë pro-aktive. Bullgaria merr kryesinë e radhës të Procesit për Bashkëpunim në Evropën Juglindore. Dhe e ka për detyrë të parashtrojë çështjen e stabilitetit të rajonit si prioritet numër 1. Bullgaria u tregua vend aktiv dhe në kuadër të BE-së, por duhet të ngulë këmbë për riorientimin e politikës së BE-së për sa i përket anëtarësimit. Ne disponojmë mjaft instrumente të punojmë si për stabilitetin e Maqedonisë, ashtu dhe për interesin tonë kombëtar.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova

Foto: BGNES


Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени