Eмисия новини
от 07.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Sesioni veror i parlamentit – nën shenjën e zgjedhjeve të ardhshme vendore

Автор:
БНР Новини
Снимка: BGNES

Sesioni i ri i Legjislaturës së 43 të Kuvendit Popullor sipas traditës filloi me deklarata programore të partive parlamentare. GERB dhe Blloku i Reformatorëve u bashkuan rreth temave për ndryshime kushtetuese, për reformë në sistemin gjyqësor dhe në sektorin “Siguria”. Nga Fronti Patriotik shpallën, se do të këmbëngulin për forcimin e masave kundër kriminalitetit në familje dhe për ndryshime në legjislacionin zgjedhor. Nga “ABV” deklaruan përkrahje për reformën e pensioneve. Partia e majtë e socialistëve bullgarë si opozitë drejtoi kritika për premtimet e parealizuara, ndërsa nga Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë paralajmëruan, se qeverisja duhet të lirohet nga nacionalpopullizimi. Lideri i Grupit Parlamentar të GERB Cvetan Cvetanov u bëri thirrje deputetëve të mos përdorin tribunën parlamentare për agjitacion politik. Në emër të Reformatorëve Radan Kënevi shpjegoi, se nuk ka si gjatë muajve të ardhshëm të mos flitet për zgjedhjet vendore.

Në një intervistë për Radio Bullgarinë dy politologë dr. Boris Popivanov – pedagog në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”, dhe dr. Kirill Avramov – pedagog në Universitetin e Ri Bullgar, ndanë pritjet e tyre nga sesioni i ri parlamentar.

“Pritjet që kam janë me optimizëm të matur – tha Kiril Avramovi. – Lajm nuk ka, përveç përpjekjeve të Bllokut të Reformatorëve të kthehet në territorin e njohur dhe të shtrojë problemet më të rëndësishme – reformat e dhimbshme. Duke pasur parasysh zgjedhjet që po afrohen, ato me siguri do të shtyhen nga rendi i ditës qe të mund të ruhet stabiliteti. Kështu që kjo stinë politike do të karakterizohet me ruajtjen e balancës para zgjedhjeve të ardhshme.”

“Zgjedhjet e ardhshme në të vërtetë janë faktor, në dritën e të cilit gjithnjë e më vështirë do të vlerësojmë veprimet e forcave politike – është mendimi i Boris Popivanovit. – Sesioni i ri i Kuvendit Popullor në fakt është i fundit, në të cilin realisht mund të flitet edhe për gjëra të tjera dhe jo vetëm për zgjedhjet. Nuk jam i sigurt se si partitë do të mund të arrijnë këtë. Reforma gjyqësore e shpallur si prioritet provokoi shumë pikëpyetje. Gjatë javëve të fundit ishim dëshmitarë të iniciativave të shumta dhe kaotike nga ana e qeveritarëve, para së gjithësh të Kryeministrit Borisov, kështu që as shoqëria dhe vëzhguesit nuk kuptuan çfarë është qëllimi i reformës gjyqësore. Nga vet fillimi ministri Hristo Ivanov kishte ide dhe koncepte relativisht të qarta, por ato gradualisht u holluan dhe u arrit në momentin kur partia që mban mandatin e qeverisjes dhe e cila që parashtron projektligje në një moment i tërheq. U krijua përshtypja, se sikur Kryeministri nuk ka dëshirë të madhe që kjo reformë të vihet në veprim, pavarësisht sigurimet e tij, se kjo do të ndodhë dhe do të ndryshojmë kushtetutën.”

Pavarësisht idetë e deklaruara nga tribuna parlamentare për zhvillimin e qeverisjes, nga politikanët nuk u dëgjua si do të kthehet besimi i qytetarëve bullgarë.

“Besimi që iu dha atyre, që mishëronin protestat, ishte lidhur me pritjet për zbatimin e formulës “qytetarë kundër mafias”, deklaron Kirill Avramov. Njëra prej deklaratave të para të Radan Kënevit nga Reformatorët ishte, se mandati, mund do të jetë edhe shumë i shkurtër, por me reforma vendimtare. Atë që dëshiroj të shohë tani është kthimi tek këto fjalë, sepse tematika tani po zëvendësohet për shkak të zgjedhjeve të ardhshme.”

“Nuk kam përshtypje, se partitë në pushtet janë të preokupuar për këtë lloje intolerance civile, pragu i së cilës është ngritur shumë në krahasim me kohën para dy vjetësh dhe pranon shumë veprime që në atë kohë do të ishin të papranueshme për të – vazhdon Boris Popivanov. – Kur vijnë zgjedhje, çështja kryesore nuk është a do të luftojnë qytetarët mafian, por si të fitohen më shumë mandate për kryetarë bashkish dhe këshilltarë bashkiakë. Do më thënë do të imponohet që partitë të hyjnë në bashkëveprim me faktorët prijës në vend, por jo të gjithë janë me biografi të pastra.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени