Eмисия новини
от 18.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Drejtori i QKK-së Arben Zharku: “Filmi shqiptar është shumë i rëndësishëm për Evropën”

Автор:
БНР Новини
Ekipi i filmit “Burrneshat” në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Berlin

Sivjet në kuadrin e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Sofjes u zhvillua aktiviteti tradicional “Sofja Meetings”. “Takimet e Sofjes” u mblodhën në një vend njerëzit kryesorë nga Ballkani dhe Evropa që merren me prodhimtarinë kinematografike. Mik i posaçëm ishte drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës Arben Zharku.

Për Radio Bullgarinë z. Zharku tregoi gjendjen aktuale të kinemasë kosovare – për sukseset e filmave të reja si “Burrneshat”, “Bota” etj. në festivalet botërore dhe për pranimin në “Oskar”. Drejtori i QKK-së foli për mbështetjen e kinematografisë së re në Kosovë, për anëtarësimin e ardhshëm në “Euroimage”, për festivalet kulturore si SkenaUP, DokuFest etj. Ai rikujtoi historikun e kinemasë duke kthyer në periudhën e “Kosova Filmi”. Intervista iu kushtua temave për frymën e re të kinemasë ballkanike, bashkëpunimin në Ballkan në sferën e prodhimtarisë filmike dhe krijimin e rrjeteve të reja të kinemave shqipfolëse në rajon.

Fotografitë janë ofruar nga Arben Zharku


Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени