Eмисия новини
от часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

I arrestuari Zhokaen – zotërues i emocioneve dhe shprehjes së vetë

Автор:
БНР Новини
Снимка: BGNES

Fric-Zholi Zhokaen (Fritz-Joly Joachim) u arrestua në Bullgari, i dyshuar për lidhje me autorët e atentatit në të përjavshmen satirike “Charlie Hebdo”, vëllezërit Kuashi. Në fakt, Zhokaen u arrestua, sepse ka provuar të kalonte kufirin Bullgari-Turqi bashkë me djalin e tij 3 vjeçar, pa lejen e nënës. Gjatë arrestimit, fëmija i është dorëzuar Shërbimit Social dhe disa ditë pas kësaj i është dhënë nënës. Ky fakt sikur nuk e shqetësoi Zhokaenin. Gazetari i televizionit “France 2”, Arno Bute (Arnaud Boutet) pati intervistë me Fric-Zholi Zhokaenin dhe u tregua i sjellshëm pasi solli informacione jo të publikuara në sajtin e “France 2” posaçërisht për Radio Bullgarinë.

Gazetari i televizionit “France 2”, Arno Bute Foto: francetvinfo.fr“Të gjithë duan të mësojnë për bashkëfajtorët e autorëve të atentatit dhe ja pse e gjeta veten time në Bullgari për të mësuar më shumë për shtetasin francez, të arrestuar sipas dy urdhrave evropiane. I pari – për shkak të rrëmbimit të fëmijës, dhe tjetri – për shkak të pjesëmarrjes në organizatën terroriste. Me Zhoakenin kemi folur pak për djalin e tij, i cili ka qëndruar një javë në Shërbimin Social. Në intervistën më tepër u bë fjalë për “biznesin e përbashkët” me vëllezërit Kuashi, siç tha ai dhe i cili biznes ka të bëjnë me rishitjen e rrobave dhe këpucëve në periferinë e Parisit. Kemi folur po ashtu për qëndrimet e tij në fenë islame dhe xhihadizëm dhe ai u tregua i pafajshëm. Me këtë intervistë timen ia dhamë fjalën Zhoakenit, siç do të bënim me çdokënd tjetër në raste të tilla.”

Pse i arrestuari ishte i befasuar se këto dy urdhra arresti nuk janë lëshuar njëkohësisht? A ka pritur urdhrin e dytë pasi kishte mësuar për atentatin në gjykatë pesë ditë më vonë? Ja dhe shpjegimi i gazetarit francez:

“Është e vështirë për t’u kuptuar. Zhoakeni më tha se s’merr vesh përse. Nuk vura re stres në zërin e tij, nga pamja dukej njeri i qetë, i cili zotëron emocionet megjithë qëndrimin njëjavor në burg. Më tha po ashtu dhe disa herë e kanë arrestuar në Francë, gjë e cila me sa duket ka qenë në favor të tij në këtë rast. Ndjeva se para meje qëndron një njeri i cili e zotëron shprehjen e vetë aq mirë se të mos deklarojë gjë e cila më vonë do të jetë në dëm të tij. Më befasua fakti se Zhoakeni ra dakord për të takuar me gazetar. Përndryshe, nuk më kapi në befasi.”

A ndryshon gjë në qasjen e gazetarit ndaj të intervistuarit, të dyshuar për krimet më të rënda?

“Kur intervistojmë një njeri të tillë, i bëjmë pyetje për gjërat themelore, i kapim mundësi që t’u përgjigjet pyetjeve të thjeshta. Çfarë do të ndodhë më tej, a do t’i hiqet akuza? Në raste të tilla ka rrezik të mos përgjigjet gjë. Dallimi është i madh midis të arrestuarit dhe terroristit, i cili i bën telefonatë gazetarit nga vendngjarja dhe dy orë më vonë vdes pa u sjellë në gjyq. Atëherë gazetari i bën pyetje vetes – a bëra mirë se i dhashë fjalën, çfarë do të ndryshoja tani, si duhet të reagojë nëse kjo situatë përsëritet? Nuk mendoj se e kam penguar procesin gjyqësor, as se e kam ndihmuar atë. Hetimi do të kryhet nga njerëzit të cilët disponojnë informacione më të hollësishme se sa kemi ne. Unë pata fat të hyj në një qendër arresti larg Parisit. Hetimi po vazhdon dhe rezultatet pritet të bëhen me dije.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна