Eмисия новини
от 09.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

“Është radha jonë” – brezi i ri përsëri del në skenë

БНР Новини
Снимка: BGNES

“Besojmë se një botë tjetër është e mundshme dhe se po krijojmë një republikë të ndryshme të studentëve, besojmë se mund të ofrojmë jo një alternativë politike, jo një mesi të ri, por diçka më shumë – një alternative të jetës”. Kjo është shkruar në librin “Është radha jonë” të Ivajllo Dinevit – një nga liderët e okupacionit të Universitetit të Sofjes “Shën Klement i Ohërit”, i cili u zhvillua pikërisht para një viti si një kontrapunkt i protestave të pasuksesshme rrugore kundër klasës politike. Kjo protestë radikal ishte shkaku për fillimin e një debati për ringjalljen e të rinjve që gjatë viteve të fundit ishin shumë apatikë. Për këtë arsye lëvizja e tyre u bë e njohur si lëvizja e “studentëve që zgjohen herët”. Mendoj se gjesti ynë nuk ishte kuptuar në mënyrë të drejtë dhe ishte interpretuar sipas modeleve të vjetra të mendimit të “komunizmit-antikomunizmit”, “majtës-djathtës”, jo si diçka më të ndryshme, komentoi autori, i cili është antropolog dhe poet.

Okupacioni i universitetit ishte një rebel i fëmijëve të tranzicionit, të cilët u shpallën kundër realitetit pas përfundimit të komunizmit në Bullgari. Shumë prej nesh kishin një jetë të rëndë, me sëmundje të rënda në shtëpi, me prindër të papunë apo rritën bashkë me gjyshat dhe gjyshet, deri sa prindërit e tyre punonin jashtë shtetit. Një atmosferë e padrejtësisë sociale që ndryshohet krejt nga ideali i demokracisë, për të cilën ëndërruan prindërit tonë në sheshet e protestave. Heronjtë e kohës, në të cilën rritnin njerëzit që sot janë 25-vjeçarë ishin jo luftëtarët e vërtetë për demokraci, por njerëzit e forcës fizike dhe mafiozët e krijuar nga politikanët për grumbullimin të pasurive nga veprimtaria e paligjshme.

“Në shtetin tonë kishin sukses njerëzit me mbështetje politike apo ata, të cilët përdornin forcë fizike. Dhe pavarësisht se bullgaria hyri në BE, të varfëritë mbetën të varfër dhe të pasurit vazhdonin të grumbullonin para – shpjegon Ivajllo. – Korrupsioni, njerëzit e rrugës, mafiozët që lindën në vitet e 90-të të shekullit të kaluar provokojnë indinjatën tonë. Tek ne sukses arrijnë ata që mashtrojnë, jo inteligjenca dhe njerëzit, të cilët punojnë fortë. Reagimi ynë ishte pikërisht kundër “heronjve” të tranzicionit, të cilët ishin në fuqi gjatë 25 vjetëve të fundit. Për këtë arsye të rinjtë, studentët duhet të jenë imuniteti i shoqërisë, i cili duhet të luftojë kundër tumoreve.”

“Për herë të parë shoqëria jonë u bashkua për një kauzë dhe kjo kauzë ishte emocionale, jo ideologjike – thotë lideri i ri. – Duhet të shikojmë përtej ideologjive dhe ndarjeve dhe të fillojmë të flasim për vlerat njerëzore, për këtë që është mbi të gjitha. Është e vërtetë se rebeli ynë është ideologjik dhe me vështirësi mund t’i arrijë qëllimet e veta, sepse ata janë shumë të larta. Por nuk mund të ndryshojmë botën duke folur se ajo nuk mund të ndryshohet. Po, me një okupacion asgjë nuk mund të arrijmë, bota nuk ndryshohet lehtë. Por okupacioni ishte një shenjë për bashkimin rreth vlerave si solidariteti, liria, përgjegjësia – dhe këto vlera duhet të jenë projektet tona për të ardhmen.”

“Është radha jonë” e Ivajllo DinevitNë librin e vet Ivajllo Dinev përpiqet të rimendojë këtë që u ndodh duke bërë një krahasim me ngjarjet e ngjashme të vitit 1968, protestat antikomuniste tek ne në vitin 1997, lëvizjen “Okupo” dhe pranverën arabe. Autori mendon se okupacioni i Universitetit të Sofjes u ndihmoi pjesëmarrësve të grumbullojnë përvojë qytetare. Një nga modelet shoqërore që ai mbrojti ishte modeli i demokracisë së drejtpërdrejtë.

“Sipas meje okupacioni ishte një shembull lokal për institucion revolucionar, i cili mund të përdoret si model për të ardhmen – mendon Ivajllo. – Secili prej nesh mund të propozonte, të diskutonte, të votonte. Nganjëherë mbledhjet tona vazhdonin 14 orë dhe në fund vendimet ishin krejt legjitime. Përvoja ime nga okupacioni tregon se në demokracinë e drejtpërdrejtë nuk ka aq shumë rreziqe. Dhe njerëzit, të cilët marrin pjesë në të grumbullojnë përvojë civile ditë pas dite, me hapa të sigurta. Për këtë arsye mendoj se nëse në Bullgari organizohen më shpesh referendume dhe forma të tjera të demokracisë së drejtpërdrejtë, do të zhvillohemi më shpejtë si komb.”

Gabimi i pjesëmarrësve në okupacion (i cili është i vlefshëm për tërë lëvizjen e protestave të vitit të kaluar) ishte fakti se ata nuk gjetën mënyrën e drejtë për tërheqjen e tërë shoqërisë. Ekziston rreziku që qytetarët për herë të radhës të dëshpërohen për shkak të jo efikasitetit të protestave sepse pas aq shumë protestave në Kuvend përsëri ndodhen partitë e vjetra. Protestat nuk provokuan ndonjë ndryshim politik, përsëri nuk kemi një alternativë. Por e mira është se tani secili politikan di se keqpërdorimi me mirëbesimin e shoqërisë mund të provokojë regjimin e njerëzve dhe ata do të dalin shpejt në rrugë.

“Qëllimet tona janë revolucionare, por hapat duhet të jenë evolucione – mendon autori i librit “Është radha jonë”. – Dhe më i rëndësishmi prej tyre është ndërtimi i një kulture të re politike të bullgarëve përmes edukimit të përshtatshëm. Pikërisht atje unë e shikoj vendin e pjesëmarrësve në okupacionin e vitit të kaluar. Me përvojën e tyre të hyjnë në sistemin arsimor për edukimin e brezave të rinj.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени