6 shtatori është një nga ditët më të lavdishme në historinë bullgare. Sot e ndërmarrim Bashkimin midis Principatës Bullgaria dhe Rumelia Lindore nga viti 1885 si një episod romantik nga e kaluara jonë. Sepse nga një ngjarje konkrete historike me një rezultat shtetëror-politik u kthye në simbolikën tonën kombëtare.
Shtatë vjet pas Çlirimit nga sundimi osman gjatë vitit 1878, bullgarët nga të dyja anët e malit Stara pllanina shkelin Marrëveshjen e Berlinit të Forcave të Mëdha, e cila i ka shkëputur në disa pjesë tokat bullgare. Rrethimi armiqësor, kërcënimi i drejtpërdrejt ushtarak, zemërata turke dhe mosmiratimi rus janë të evituar në një mënyrë, e cila fiton mirësjelljen e gazetarisë më skeptike evropiane.
Historiani profesor Andrej Pantev na kthen 129 vjet mbrapa: “Ajo që ka rastisur mbetet përgjithmonë në analet e historisë politike evropiane thotë ai. Kur formohet shteti artificial Rumelia Lindore në jug nga mali Ballkani, qëllimi është jo vetëm të dobësohet Principata Bullgare (Bullgaria Veriore dhe rrethi i Sofjes) me një ndarje artificiale përmes Stara pllaninasë, por dhe me idenë për krijimin e një kombi artificial. Në ngjashmëri të Libanit, Sirisë dhe Egjiptit, Rumelia Lindore është me një rregullsi të veçantë, që quhet Statut Organik, adekuat të kushtetutës së Tërnovos nga viti 1879 të Principatës. Por ideja nuk është vetëm të bëhet një krahinë e veçantë nën formën e shtetit, por dhe pak nga pak të krijohet kombi Rumelie – një përmbledhje prej bullgarëve, grekëve, turqve, armenëve, izraelitëve. Dhe kjo sjell një mesazh mjaft të rrezikshëm në një perspektivë më të largët historike. Revolucionarët tanë, ripërtërijnë përvojën nga lëvizja nacionalçlirimtare e Bullgarisë përpara Çlirimit dhe pa përgatitje të madhe, por në mënyrë vendimtare e evitojnë këtë tendencë. Dhe kështu, më 6 shtator, qyteti i Plovdivit gdhihet me një lajm të veçantë – shkelet marrëveshja e Berlinit në pjesën e cila lidhet me Rumelinë Lindore. Të dyja shtetet bullgare janë bashkuar. Kjo është një gërshetim i shkëlqyer midis vullnetit, politikës, dhe diplomacisë. Ushtria e principatës hyn në Rumelinë Lindore, duke kuptuar shumë qartë se ka rreziqe nga kjo shkelje. Kur bota e shikon këtë vendosmëri, kur më vonë fitojmë në fushën e betejës kundër invazionit serb, për ndarje nuk mund të bëhet fjalë.”
Në aktin e bashkimit ka diçka më të rëndësishme se sa një mësim historik, një gjë më tërheqëse se sa triumfi kulturor dhe politik, se sa zmadhimi shtetëror me të gjitha përparësitë tregtare, ekonomike, ushtarake dhe gjeopolitike. Dhe kjo para se gjithash është trimëria kulturore, megjithë sakrificën dhe gjakun e derdhur në fushat Slivnica, ku ushtria bullgare “kreu një çudi”. Mbreti serb Millan sulmoi Bullgarinë në emër të statukosë ballkanike dhe me përkrahjen e një pjese të Fuqive të Mëdha. Mirëpo, me fitoren kundër ushtrisë serbe u afirmua vepra e bashkimit. Asnjë prej shteteve evropiane nuk përkrahën këtë akt. Edhe Rusia nuk ishte i kënaqur, sepse ky akt bullgar u realizua pa përkrahjen e saj.
Përgatitja e Bashkimit ishte një ndërthurje pa precedent në historinë bullgare midis politikës dhe diplomacisë, arsimit dhe kulturës, këmbënguljes dhe kompromisit, agresivitetit dhe pajtimit, revolucionit dhe reformimeve. Ky koordinim provokoi skena të paharrueshme emocionale, kur xhandarmeria e Rumelisë Lindore u përqafua me trupat e Principatës Bullgare, ndërsa banorët e qytetit Pllovdiv u ndanë me prioritetin historik të kryeqytetasve, që t’i mbrapsin këtë prestigj Sofjes në emër të unitetit bullgar.
Profesori Pantev kujton njeri prej mësimeve të historisë, që na dha Bashkimi:“Shumë aktivist partiakë: Petko Karavellov, Stefan Stambollov, vet princi Aleksandër I Batenberg e shikuan Bashkimin në mënyrë krejt të ndryshme. Mirëpo, kur ai u bë një fakt real, të gjithë u bashkuan pa kërkuar leverdi politike nga ky akt.”
Në qoftë se ka ndonjë mesazh historik nga kuptimi i Bashkimit, kjo është se, ana bullgare mund dhe fiton me arsye. Rumelia Lindore është shumë më tërheqëse për të jetuar nga Principata. Ajo është më e rregulluar. Plovdivi është një qytet stabil në krahasim me Sofjen jo shumë tërheqëse gjatë asaj kohe. Djemtë nuk shkojnë ushtarë. Nuk paguhen taksa të larta. Që të gjithë tregtarët kanë preferenca për tregjet e sistemit tre kontinental perandor osman. Dhe kjo është madhështia e bashkuesve të Plovdivit – ata pranojnë të jetojnë më varfër, por të bashkohen në një shtet, të kenë ndjenjën për një bashkësi të mbrojtur.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva