Eмисия новини
от 18.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

“Sofa Comics Expo” – në botën e pafund të stripit

Автор:
БНР Новини

Lidhja e Piktorëve Bullgarë u kthye në një mbretëri të stripit në kryeqytet. Ekspozita me shumë ngjyra është e pranueshme për vizitorët nga data 15 gusht deri më 15 shtator, kurse hapja zyrtare do të jetë më 3 shtator. Ideja e projektit “Dëga” është realizuar me ndihmën e Lidhjes së Piktorëve Bullgarë nën patronazhin e Bashkisë së Sofjes – dega “Kulturë”. Ekspozita është ndërkombëtare dhe në të marrin pjesë piktorë prej 18 shteteve.

Më shumë për të do të mësojmë prej njërit prej organizatorëve – piktori Petër Stanimirov.

Cila është historia e stripit bullgar?

“Vitin e kaluar doli një libër i shkëlqyer “Një histori e shkurtër e stripit bullgar” nga Anton Stajkov dhe aty është përshkruar çdo gjë që ka rastisur në Bullgari. Stripi bullgar e fillon jetën e vet diku gjatë viteve 40 të shekullit të kaluar dhe themeluesit e tij bazë janë Ljuben Zidarov dhe Aleksandër Beshkov. Sivjet do të japim për herë të dytë dekoratën vjetore “Për një kontribut në shpërndarjen dhe zhvillimin e stripit bullgar” në emër të Aleksandër Denkovit.

Cilat janë kriteret për përcaktimin e fituesve, të cilëve do t’u jepni këtë dekoratë?

“Dekorata për kontribut në stripin bullgar i jepet një personi të veçantë dhe kjo për merita të posaçme. Deri në momentin e fundit nuk dihet se kush do të jetë ai, kështu që do të kuptohet më 3 shtator. Kishte konkurs për autorë të rinj bullgarë dhe më 3 shtator do t’u japim dekorata dhe atyre. Mund vetëm të them se, që të tre të dekoruarat janë vajza. Më 4 dhe 5 shtator do të ketë një konferencë shkencore, organizuar po kështu në bazë të projektit “Dëga”, Akademia Bullgare e Shkencave dhe Lidhja e Piktorëve Bullgarë, kurse që nga data 8 deri më 13 shtator do të ketë punishte për fëmijë dhe nxënës. Regjistrimet do të zgjasin deri në fund të muajit gusht. Në përgjithësi mjaft lajme ka rreth “Sofia Comics Expo”.

Çfarë mund t’u tregoni njerëzve, të cilët nuk dinë për revistën “Dëga” dhe deri tani nuk kanë qenë në një ekspozitë për stripe . Përse duhet ta vizitojnë?

“Ata të cilët i intereson, mendoj se tanimë kanë shkuar, sepse ajo ishte e hapur për vizitë më 15. Ata të cilët nuk kanë vajtur – sipas meje stripi është një art shumë serioz dhe ne posaçërisht në këtë ekspozitë kemi ftuar disa nga piktorët më të mirë. Ka gjashtë seleksionime kombëtare. Kjo do të thotë se, 10 piktorët më të mirë të gjashtë shteteve marrin pjesë në “Sofia Comics Expo”, kurse për shembull seleksionimi, të cilin e kam bërë unë është i piktorëve nga Australia, Argjentina, ShBA, Greqia, Franca, në përgjithësi autorë shumë serioz. Ka një seleksionim të posaçëm të kolegut tonë nga Franca – Viktor Këllvaçev, i cili ka ftuar disa nga piktorët më të njohur në ShBA dhe Francë. Ka një pjesëmarrje të posaçme të piktorëve holandezë, si edhe pjesëmarrje të Muzeut të Stripit në Bruksel. Do të prezantohen autorët më të mirë të novelave grafike. Sipas meje ekspozita është shumë atraktive dhe interesante dhe meriton çdo një njeri, i cili interesohet në përgjithësi nga kultura ta vizitojë.”

Hollivudi krijon hite në bazë të revistës “Marvell”. A ka interes nga producentët bullgarë ose të huaj ndaj historive prej stripit bullgar dhe a mund të presim në një kohë të afërt animacion në bazë të stripit bullgar?

“Përpara disa muajve në faqen tonë të Facebook-ut lexova, se një studio ka vendosur të bëj strip për “Ekipin e likuidimit të rreziqeve” të botuar në “Dëga” të kolegut tonë Dimitër Stojanov-Dimo. Prandaj presim në një kohë sa më të shkurtër një fantastikë prej një autori bullgar.”

A ka fusha për një shfaqje profesionale të piktorëve, të cilët merren me stripe ose kjo tani për tani është vetëm hobi?

“Në Bullgari nuk kemi botime periodike. Ne vet piktorët botojmë kohë pas kohe nga një album dhe kjo është një gjë shumë e mjerë. Bullgaria ka nevojë prej një botimi periodik me stripe. Pjesa më e madhe e kolegëve tanë të rinj punojnë për jashtë, në sajë të internetit lidhjet me të gjithë botën realizohen shumë shpejt. Për t’u preferuar është të ketë dhe botime bullgare. Shpresoj se kjo, të cilën e bëjmë ne prej disa vjetëve – projekti “Dëga” si një organizatë të tërheq botues.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: “Sofa Comics Expo”

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна