Eмисия новини
от часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Abuzimet e bankave në vlerë miliarda euro e tronditën Bullgarinë

Автор:
БНР Новини
Banka Popullore Bullgare
Снимка: BGNES

Para një muaji Bullgaria u prek nga kriza bankare pasi Banka Korporative Tregtare (BKT) u mbyll përkohësisht dhe kaloi nën mbikëqyrjen e Bankës Popullore Bullgare (BPB). Kjo e fundit urdhëroi revizion të plotë të biznesit të BKT-së.

BKT-ja është një bankë e zakonshme tregtare në Bullgari, e katërta për nga madhësia në vend, ku pronar mazhoritar janë firma bullgare. BKT-ja u popullarizua pas informacioneve për oreksin, interesat dhe ndikimin e saj në ekonomi, bile në politikë. Në këtë lidhje e përditshmja për biznes FinancialTimes ka shkruar se kriza në BKT tërhoqi vëmendjen ndaj raporteve jo të qëndrueshme midis biznesit dhe politikanëve.

Pas mbylljes së BKT-së dhe panikut mes klientëve, nën presion u gjet edhe banka e tretë në Bullgari me pronarë bullgarë – Banka e Parë e Investimeve (FIB). Atëherë Banka Popullore Bullgare dhe Ministria e Financave thanë se do ta ndihmojnë financiarisht FIB-in në bazë të miratimit të Brukselit. Në fund të fundit doli kështu që kriza bankare u frenua falë veprimeve adekuate dhe vendimtare të autoriteteve financiare në Bullgari.

Të premten e kaluar Bullgaria u trondit sërish pasi BPB shpalli rezultatet e kontrollit të auditorëve të pavarur mbi Bankën Korporative Tregtare. Menaxheri i BPB-së, z. Ivan Iskrov tha se kreditë e lëshuara janë në vlerë 2.7 mlrd euro. Më se 70 për qind e kredive u janë lëshuar personave të dyshimtë. Në këtë sfond u përhapën thashetheme se vetë pronari i bankës ka nxjerrë më se 100 mln euro në thes nga arka e bankës.

Banka Korporative Tregtare do të falimentojë, çdo gjë me vlerë do të transferohet te një bankë tjetër e vogël, e cila ishte degë e gjigantit francez Credit Agricole. Që të mbrohen interesat e klientëve banka e vogël do të nacionalizohet dhe do të mbështetet financiarisht nga shteti. Ky është plani i BPB-së i cili plan synon zgjidhjen e krizës bankare.

Analizatorët e kataklizmit aktual financiar në Bullgari vënë në dukje dy aspekte. I pari ka të bëjë me fajin e BPB-së e cila nuk i ka kontrolluar mjaft mirë bankat tregtare dhe e cila ka lejuar shkeljen e rregullave. Një ditë para fillimit të krizës doli se ndaj mbikëqyrësit kryesor të Bankës Popullore Bullgare ka hetime. Vetë BPB deklaroi se në veprimtarinë e saj mbikëqyrëse ka mungesa për shkak të legjislacionit dhe po ashtu kërkoi nga Parlamenti ndryshime të shpejta në ligjin e bankës. Aspekti i dytë i krizës bankare ka të bëjë me ndihmën e premtuar shtetërore. Flitet për më se 1 mlrd euro të cilat para autoritetet duhet t’i gjejnë dhe të cilat të përdoren në rast nevoje. Këto para nuk ka nga të vijnë, përveç nga borxhi i ri publik. Por në këtë rast Bullgaria do të kërcënohet me sanksionimet e Brukselit për moszbatimin e kërkesave të politikës restriktive financiare.

Në këtë sfond fajtori kryesor, z. Cvetan Vasilev, pronar i Bankës Korporative Tregtare, i cili po kërkohet nga autoritetet bullgare, aktualisht gjendet në Vjenë nga lajmëron se do të bëjë çdo gjë të nevojshme për interesat e klientëve të bankës. Ndërkohë, katër nëpunës të lartë të bankës u arrestuan dhe pastaj dy prej tyre u lëshuan nga policia.

Tronditjet në sistemin bankar e financiar të Bullgarisë arritën përmasa aq të mëdha se presidenti Rosen Plevneliev thirri konsultime të jashtëzakonshme midis forcave politike, pushtetit ekzekutiv dhe Bankës Popullore Bullgare. Planit shpëtues i BPB-së parashikon zgjidhjen e problemeve deri të hënën e ardhshme, kur banka e re tregtare do të hapë dyer në vend të Bankës Korporative Tregtare.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна