Eмисия новини
от 12.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Guri – i përhershëm dhe i prekshëm

БНР Новини

Në Institutin Kombëtar të Arkeologjisë me muze pranë Akademisë Bullgare të Shkencave jenë ekspozuar artefakte guri. Eksponatet janë restauruar falë ndihmës financiare të Qendrës Amerikane të Shkencave në Sofje dhe të Fondacionit “Amerika për Bullgarinë”.

Monumentet prej guri datojnë nga epoka romake. Ato kanë zbukuruar tri qytetet antike – Ulpia Eskus, Nikopolis ad Istrum dhe Serdika. Qyteti i parë ka qenë e vetmja koloni e provincës Mizi të Poshtme dhe sot përfshin territorin në afërsi të qytetit Pleven. Qyteti i dytë antik është themeluar nga perandori Trajan dhe sot shtrihet 18 kilometra larg qytetit Veliko Tërnovo. Qyteti i tretë antik, pra Serdika, është emri i vjetër i Sofjes. Për të perandori romak Konstandini i Madh ka thënë “Serdika është e imja Romë”.

Снимка“Monumentet prej guri përbëjnë elemente arkeologjike – thotë znj. Krasimira Karadimitrova, nëpunëse e muzeut. – Pra, këto elemente kanë qenë pjesë e forumit qytetar i cili ishte vendi më i rëndësishëm social i qytetit antik. Ia vlen të përmendet mbishkrimi nga Nikopolis ad Istrum. Duket fjala “termoperipatos” që do të thotë një ballinë me ngrohje. Fjala haset vetëm në këtë mbishkrim dhe është pjesë e thesarit të gjuhës së vjetër greke.”

Mbishkrimi i lartpërmendur ka qenë mbi një ndërtesë anash forumit të qytetit antik Nikopolis ad Istrum. Aty ka pasur 20 dyqane. Në qendrën antike të tregtisë ka pasur dhe një vend për komunikim social – gjë për të cilën dëshmon fjala e gdhendur në gur. Artefakte shumë interesante ofron po ashtu dhe qyteti antik Ulpia Eskus.

Снимка“Në të është gjendur forumi më i madh që është zbuluar deri tani në Bullgari – vë në dukje znj. Karadimitrova. – Në të ka pasur tre tempuj – njëri i Jupiterit, tjetri i Minervës dhe i treti i Jononës, të cilët formojnë triadën e perëndive të larta në Panteon. Tempuj të tillë nuk hasen në qytet tjetër. Përveç elementeve arkeologjike, ne kemi ekspozuar dhe plastikë varrimi. Mund të shihen piramida dhe pllaka varrimi, të cilat na njohin me modën e asaj kohe. Eksponatet janë me datim. Po ashtu kemi ekspozuar dy sarkofagë nga kisha e “Shën Sofjes”, si dhe shtylla me mbishkrime të perandorëve romakë.”

СнимкаNë ekspozitën në Institutin Kombëtar të Arkeologjisë mund të shihen monumente të cilat kanë qenë pjesë e kompleksit të forumit në Serdikë. Këto artefakte datojnë nga periudha shek. I-VI pas Lindjes së Krishtit. Supozohet se guri është i përhershëm, por ka dhe armiq.

“Armiqtë natyrale të gurit kanë të bëjnë me mjedisin – sqaron znj. Karadimitrova. – Reshjet e shiut dhe ndryshimi i temperaturës shkaktojnë shtrëngim dhe lirim të gurit dhe kështu guri prishet. Ja pse tani e morëm përsipër konservimin dhe restaurimin e artefakteve prej guri që të ruhen ato për një kohë më të gjatë.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova

Fotografi: Veneta Pavllova

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна