Eмисия новини
от 21.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Ngjallja e Llazarit dhe E diela e Dafinave

БНР Новини
Vashat vizitojnë të gjitha shtëpitë duke i bekuar për shëndet dhe bereqet. Ato vallëzojnë duke formuar një rreth dhe në fund të xhiros detyrimisht kthehen te pika prej së cilës janë nisur.
Снимка: BTA

Ngjallja e Llazarit dhe E diela e Dafinave, megjithëqë kanë të bëjë me fenë e krishtere, dy festat bazohen në folklor. Këto lavdërojnë ringjalljen e natyrës dhe gjallërinë e rinisë.










Të shtunën e parë para Pashkëve shënohet Ngjallja e Llazarit – një nga mrekullitë e Jezu Krishtit. Sipas besimeve popullore Llazar është mbrojtës i pyjeve. Besohet se ai me sëpatë në dorë rrallon drurët dhe bën livadhe. Llazari simbolizon kufirin mes jetës tokësore dhe botës së përtejme. Atij i janë kushtuar shumë këngë dhe valle të cilat pasqyrojnë urimet për shëndet dhe bereqet. Bekohen të zotët dhe të zonjat e shtëpisë, rinia, fëmijët dhe nuset. Vajzat e reja shkojnë shtëpi më shtëpi dhe atyre u shpërndahen vezë të palyera dhe para. Ky rit mbyllet në lokacionin nga janë nisur vajzat.

E diela e parë para Pashkëve quhet e Diela e Dafinave. Në këtë ditë vajzat e reja grumbullohen pranë lumit. Secila prej tyre mban në dorë bukë të pjekur në formë të kukullës. Sipas traditës vajzat e presin bukën dhe hedhin nga një copë në lumë. Besohet se vajza, buka e së cilës shkon përpara, do të martohet së shpejti. Sipas besimeve popullore ajo vajzë e cila ka marrë pjesë në ceremonitë kushtuar Ditës së Llazarit dhe së Dielës së Dafinave, nuk është rrezikuar të rrëmbehet nga kuçedra. Karakteristike për të Dielën e Dafinave është që vajzat mbajnë në kokë kurora lulesh, vishen me kostume popullore dhe zbukurohen me gjerdanë, vathë, unaza dhe byzylykë.

Foto: BGNESBullgarët e quajnë të Dielën e Dafinave – të Dielën e Shelgut. Ky është emërtimi popullor i festës. Krishterët përdorin degët e shelgut në vend të degëve të dafinës. Me këto të fundit Jezu Krishti u prit në Jerusalem javës para se të vihej në kryq. Sot bullgarët vendosin gjethe shelgu në hyrjen e shtëpisë dhe para ikonave, klerikët po ashtu i shpërndajnë në kishë për shëndet dhe mirëqenie.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени