Eмисия новини
от часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

“Në kazan je pjekur, nëpër tuba ke rrjedhur”: rakia në jetën dhe folklorin e bullgarit

Автор:
БНР Новини
Снимка: Ludmilla Savova

Rakia zë një vend të veçantë në jetën e bullgarit. Takohet në lloje të ndryshme, ku më e njohur është rakia e rrushit, e quajtur akoma në mënyrë familjare me emrin e grave Grozdanka. Në rajonet malore, ku vreshta nuk rritet, përgatitet rakia prej kumbulle. Dhe sot qytetet malore si Trojan, Teteven dhe Elena janë në dilemë midis tyre se ku piqet rakia më e mirë prej kumbulle. Rajoni i qytetit Silistra është i njohur me rakinë e vet prej kajsie. Pija përgatitet po kështu prej molle, dardha, qershi, fiq. Një lavdi të madhe ka fituar gjullovica, ajo përgatitet prej luleve të trëndafilit vajdhënës në luginat e qyteteve Karllovo dhe Kazanllëk. Ajo është e ngritur në piedestal nga klasiku i letërsisë bullgare Ljuben Karavellov, i cili i përkushton fjalë shumë prekëse në fillim të tregimit “Fëmija e nënës”: “...ai që nuk ka pirë raki prej trëndafili nga Kazanllëku – ai nuk di asgjë, nuk kupton prej asgjëje. Oh moj, rakia ime, raki nga Kazanllëku prej trëndafili! Në shkëndijat e tua prej alkooli, fshihen rreth 100 vëllim nga epokat më të njohura të historisë bullgare... Dhe unë të kam pirë dikur, dhe unë kam shijuar aromën tënde, dhe unë kam pasur kënaqësinë të ndiej sa je e këndshme...”


Për një raki e mirë konsiderohet rakia e fortë, e quajtur me epitete si vdekjeprurëse, e fortë. Kur është me një gradë të dobët quhet me përbuzje përcuca ose shlokavica dhe përdoret kryesisht për ilaç. Shprehja “raki i dobët” është për ndonjë njeri pa ndikim dhe mundësi, për një burrë pa karakter, për një kundërshtar fare të lehtë. Flitet po kështu dhe për “kohë rakie” – ora rreth perëndimit të diellit, përpara darke, kur zakonisht pihet një gotë me alkool.

Foto: BGNESRakia e mirë është krenari për pronarin e mirë, kurse përgatitja e saj konsiderohet për një veprimtari tipike burrash. Vajtja në kazan është shkaku që burrat të kalojnë një ditë të tërë jashtë shtëpie – kohë, që zakonisht plotësohet me tregime për dehje dhe shaka pak prekëse me pijen e zjarrtë. I bindur në vetitë shëruese të rakisë, bullgari e aplikon gjatë sëmundjeve të ndryshme. Gjatë një ftohje njeriu ngrohet me raki të ngrohtë, të zier me mjaltë ose me sheqer të djegur. Gjatë dhimbjes së dhëmbit xhaburitet me raki, kurse gjatë dhimbjes së veshëve, në vesh vihet një copë pambuku të lyer në raki. Me të lyhen plagë, bëhen fërkime, dhe komprese. Prej rakie përgatiten dhe gjëra të ndryshme shëruese të cilat pas kësaj pihen, lyhen vendet e sëmura ose dhe i merret erë.

Rakia është e pranishme në tryezën e bullgarit në ditët e zakonshme dhe në ato festive. Menjëherë kur kthehet në mbrëmje nga fusha, fshatari i lodhur do të pijë disa gllënjka, që të mund të vijë në vete. Në ditët festive do të shkojë në pijetore, ku do të pijë dy teke, do të këmbejë lajme, do të shqyrtojë politikën. Me raki priten miq, ajo përdoret në dasmë, me të ftohet për pagëzim. Një element i rëndësishëm nga dasma tradicionale është pirja e së ashtuquajturës raki e ëmbël. E ëmbël, e ngrohur, kurse nganjëherë dhe e ngjyrosur në të kuqe, ajo është shenjë se nusja është e ndershme.


Rakia është e pranishme dhe në folklorin bullgar, zakonisht bashkë me verën. Dy pijet kyçe bile personifikohen në pamjet e Radës së Bardhë dhe të Petkos së Kuq. Në shumë këngë trimat pinë “verë dhe raki”“podrume të freskët”. Shpesh ky motiv lidhet me dashurinë dhe martesën: i dehur, djali hip mbi kalë dhe në vend që të shkojë për ku është nisur, në një moment gjendet “përpara oborrit të vajzës”. Posaçërisht për rakinë është kushtuar dhe një këngë lavdëruese, e cila të kujton himnin kishtar, në të cilin pija e fortë lavdërohet si e përvuajtur për shkak të vuajtjeve gjatë kohës së pjekjes. Me shaka kuptohet! “Në kazan je pjekur, nëpër tuba ke rrjedhur, moj raki e dashur, përvuajtëse e shenjtë. Ti sjellë turbullim koke dhe prerje të këmbëve, dhe përplasje në mure. Alilluja!”

Në prozën folklorike rakia paraqitet kryesisht në tema humoristike, për shembull në një anekdotë për Nastradin Hoxhën dhe Petrin Mendjemprehtë. Të dy blejnë një fuçi “ortake” me raki dhe drejtohen drejt pazarit në qytetin e afërt, që ta shesin dhe të fitojnë pak. Por në rrugë Nastradini ka etje dhe kërkon nga Petri t’i shtjerë pak nga fuçia kundrejt një monedhe. Pas kësaj Petri do që ai t’i shtjerë nga fuçia kundrejt një monedhe. Shtie ai duke i paguar hoxhës me të njëjtën monedhe. Pas kësaj përsëri vjen radha e Nastradinit. Kështu të dy këmbejnë midis tyre monedhën, derisa fuçia mbetet bosh, dhe fare nuk arrijnë deri në treg.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva


Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна