Eмисия новини
от 12.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Komuna Satovça kandidon për Rekordin e Guinness-it me 830 çezma në 14 fshatra

Снимка: satovcha.net

Banorët e komunës Satovça në malet Rodope kandidon për Rekordin Botëror të Guinness-it. Në territorin e komunës gjendet numri më i madh i çezmave. Ato numërojnë mbi 830 dhe janë të shtrira në 14 fshatra. Përfshirja në Librin e Rekordit Botëror do ta ndihmojë zhvillimin e turizmit fshatar në komunën Satovça. Çezmat janë të regjistruara në 14 albume, nga një në çdo fshat. Fotografitë e çezmave do të dërgohen në selinë e Rekordit të Guinness-it dhe banorët janë në pritje të një përgjigjeje së më të shpejtë pozitive.

“Në malet Rodope ka një zakon – rrëfen kryetari i komunës, z. Arben Mimenov. – Çezmat ndërtohen në kujtim të një familjari të vdekur, po ashtu për shëndetin dhe mirëqenien e të gjithë familjes. Në këtë mënyrë familjet përjetësojnë kujtimin e prindërve të tyre. Së pari, kërkohet një vend ku buron uji dhe më pas uji studiohet a është i pijshëm. Ka njerëz, kryesisht të moshuarit, të cilët e dinë se si bëhet mbledhja ose kapja e ujit. Pastaj uji çohet në vendin ku do të ndërtohet çezma dhe ky vend duhet të jetë i përshtatshëm për sa më shumë njerëz. Në shumicën e rasteve përreth çezmës ngrihet një strehë prej druri ku njerëzit dalin në teferiç gjatë verës. Duhet të vihet re se, pasi është ndërtuar çezma ajo bëhet pronë publike dhe ndërtuesi nuk ka të drejta mbi të, pra në qoftë se rreth çezmës janë shtrirë njerëz, ndërtuesi nuk ka të drejtë t’i largojë ata.”

© Foto: wikipedia.org

Përurimi i çezmës së parë në fshatin Satovça, v. 1935

Disa çezma në komunën Satovça kanë të bëjnë me tradita shumë interesante. P.sh., çezma në fshatin Koçan dikur ka qenë vendi ku vajzat dhe djemtë e kanë takuar njëri-tjetrin. Më vonë, kur në fshat është ndërtuar infrastruktura e ujësjellësit dhe kanalizimit, çezma u zhvendos jashtë vendbanimit. Historia e çezmës në afërsi të fshatit Pletena gjithashtu përbën interes. Ajo është më e vjetra në komunë. Aty janë takuar Ivan (Vençe) Mihajllov, revolucionar i lëvizjes nacional-çlirimtare bullgare, dhe e dashura e tij Mença Kërniçeva, me të cilën pastaj janë martuar. 64 nga çezmat në komunën Satovça janë ndërtuar nga një person. Ky është Asan Xajnellov. E kujtojnë atë si një njeri i cili kurrë nuk ka qëndruar pa punë. “Pasi i kryente detyrat, menjëherë niste të ndërtonte çezmë të re”, kujton Kirill Karakolev, rritës i lopëve.

© Foto: zvezdichka.blog.bg

Çezmë në fshatin Dollen

Gjatë vitit 2012 u mbajt edicioni i parë i Festivalit të Çezmës në komunën Satovça. Ideja është që ai të mbahet çdo vit kur bie e shtuna e parë e muajit korrik. Pritet që shumë banorë të komunës, të cilët aktualisht janë vendosur në qytete të tjera, të rikthehen në vendlindje për t’u kënaqur me të afërmit në gjirin e natyrës.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Diana Hristakieva
Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени