Eмисия новини
от 21.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

A do të ketë proteksione për prodhuesit bullgar?

Снимка: BGNES

Vargjet e mëdha tregtare për herë të radhës u bënë objekt të debateve në hapësirën publike. Deputetët bullgar propozuan idenë që ato të mos punojnë gjatë ditëve të pushimit, që të mund njerëzit të blejnë nga dyqanet e vogla të lagjes. Aplikimi i tavanit të rritjes së çmimit po kështu shkaktoi debate të stuhishme. Këto ide jo tregtare për herë të parë bashkuan tregtar, prodhues, ekonomist dhe konsumator, të cilët njëzëri ju kundra vunë provave për një rregullim shtetëror. Në të njëjtën kohë disa prodhues vendas kërkuan 50% nga mallrat në vargjet tregtare të jenë një prodhim bullgar. Një biznes model i ri-banak butik për ushqimet bullgare në këto vargje, tani për tani po i zbut mosmarrëveshjet midis tregtarëve dhe prodhuesve.

Në fakt,problemi me proteksionin e prodhimit vendas doli se është një patentë jo bullgare. Komisioni Evropian paralajmëroi se, gjatë vitit të fundit shumë vende nëpër botë mundohen “përmes një proteksionizmi të ashpër” të mbrojnë interesat e veta tregtare, ku kjo krijon kërcënim për rivendosjen globale. Në këtë kontekst analizatori ekonomik bullgar Petër Ganev na rikujtoi ekonomistin francez Frederik Bastia dhe talljen e tij të privilegjeve të ligjësuara të epokës nga viti 1845. Bëhet fjalë për “Peticionin e njohur nga prodhuesit e qirinjve për ndalimin e Diellit”. Ata i drejtohen ligjvënësit, që ti mbrojë nga konkurrenca vdekjeprurëse e diellit, që e vret industrinë e tyre. Lutja është të paraqitet ligj, i cili kërkon “mbylljen e të gjitha dritareve, kapakëve, perdeve dhe transparenteve...shkurtimisht të të gjitha vrimave, përmes të cilave drita hyn në shtëpitë në dëm të industrive tona të mira”. Ky shembull tregon se, përkrahja e prodhimit vendas është në cenim të njerëzve.

Në Bullgari ka rreth 15 vargje tregtare kombëtare dhe 15 regjionale vetëm në sferën e ushqimeve. Dhe të gjithë ata mbajnë rreth 40% nga tregu. Çdo gjë tjetër është në dyqane të vogla, ushqimore, pazare. Për koment mbi temën ftuam Jordan Mateev, drejtor i Shoqatës për një tregti moderne.

A ka luftë midis prodhuesve dhe vargjeve tregtare?

“Luftë nuk ka dhe asnjëherë nuk ka pasur. Përkundrazi-thotë Jordan Mateev. - Prodhuesit bullgar punojnë në mënyrë të shkëlqyer me vargjet tregtare qëkurse ato ekzistojnë në tregun bullgar-që nga viti 2000 e këtej. Në sajë të vargjeve tregtare jo vetëm që një pjesë e madhe nga prodhuesit bullgar e përhapën në mënyrë të konsiderueshme biznesin e vet, por ata mundën të shkelin dhe në tregjet ndërkombëtare përmes rrjetit të të njëjtave vargje jashtë Bullgarisë.”

Ku është thelbi i problemit?

“Kur një prodhues nuk është i aftë konkurrues, ai duhet ta kuptojë këtë-thotë Jordan Mateev, duke saktësuar se, lajmi i keq zakonisht thuhet nga vargu tregtar. Sepse ai merr informatë direkt nga konsumatori. Kur ai nuk përdor një mall të caktuar dhe preferon konkurrentin, ky është një sinjal i qartë se prodhuesi në fjalë duhet të përmirësoi cilësinë ose të pakësoi çmimin, ta bëjë mallin më atraktiv për konsumatorin. Por, faji nuk është tek tregtari. Kjo para së gjithësh është një menaxhim i keq. Një pjesë e madhe nga prodhuesit bullgar dolën se janë të papërgatitur për kushtet e krizës. Një pjesë prej tyre bile humbën pozitat e veta në treg.”

Si do të komentoni propozimin që në çdo supermarket ose hipermarket të hapet një banak i veçantë vetëm me prodhime bullgare?

“Ky është një vendim populist të politikanëve bullgar-është kategorik Jordan Mateev. - Në vend që të merren me problemet reale, për shembull se përse ekonomia është në prag të recesionit, ata merren me ide, të cilat jo vetëm se nuk do të ndihmojnë, por dhe do të pengojnë. Kjo ide nuk llogarit faktin se tregtarët bullgar janë plotë me mall bullgar dhe çfarëdo qoftë kufizimesh të vihen nga shteti, pjesa e cila në këtë moment është në vargjet tregtare në mënyrë të konsiderueshme i tejkalon këto kufizime. Ka dhe një përkrahje thjesht emociononte të bullgares, sepse vetëm në sferën ushqimore në vargjet tregtare punojnë rreth 20 000 veta dhe që të gjithë ata janë bullgarë. Kështu që ide të ngjashme për mbrojtjen e bullgares thjesht dalin në sipërfaqe dhe në asnjë mënyrë nuk pasqyrojnë realitetin. Kurse ai është, se prodhuesit bullgar janë në vargjet tregtare dhe mund të bindeni në këtë me sytë e veta.”

Në Bashkimin Evropian po kështu filloj të flitet për probleme mes tregtarëve dhe prodhuesve. Prandaj Komisioni Evropian doli në fillim të këtij viti me të ashtuquajturin “Libër të Gjelbër” me 10 parime të praktikave të mira tregtare. Në shumë vende janë ndërmarrë rregullime kombëtare, të cilat sipas Brukselit me tepër dëmtojnë, sesa ndihmojnë. Deri në fund të këtij viti Komisioni Evropian do të shpallet nëse të ketë regullacione të ngjashme. “Prandaj mendojmë se, të gjitha problemet do të gjejnë zgjidhjen e vet në nivel Bashkim Evropian”, përgjithëson Jordan Mateev.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

По публикацията работи: Tanja Harizanova
Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени