Eмисия новини
от часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Historia e lashtë e verës bullgare

“Muzeu i verës” në Pleven disponon me koleksionin më të pasur të verërave të vjetra në Bullgari – afro 7000 shishe me verë të vjetruar nga 30 deri në 100 vjet.
Снимка: Архив
“Muzeu i verës” në Pleven Në rajonin e qytetit të Bullgarisë Veriore – Pleven ndodhet “Muzeu i verës”. Ky është një nga muzetë e pakta të këtij lloji në mbarë botën. Ai u krijua në vitin 2008 dhe është vendosur në shpellën Kajllëka afër qytetit Pleven. Ky qytet mbeti në historinë bullgare me betejën vendimtare për rrugëdaljen e luftës çlirimtare për Bullgarinë midis Rusisë dhe Perandorisë Osmane nga vitet 1877 – 1878. Në galeritë e shpellës ruhen më se 12 mijë shishe verëra bullgare nga të gjitha rajonet e vendit. Muzeu disponon edhe koleksionin më të vjetër të verërave të vjetra në Bullgari – afro 7000 shishe me verë të vjetruar nga 30 deri në 100 vjet. Muzeu zbulon historinë e verës në trojet bullgare, e cila në shkallë të madhe përputhet me historinë botërore të verës.

Pse pikërisht në Bullgari ndodhet një nga muzetë e rralla të verës në botë?

Ndoshta për arsye se në trojet tona u zbuluan mijëra dëshmi për historinë e lashtë të kësaj pije magjike që nga koha e trakëve. Në të shkuarën e largët ata njiheshin si prodhues të verërave më të mira. Në veprën “Iliada”, epiku Homer tregon si anije të ngarkuara me verë nga Trakia akostuan buzë kampit grek para Trojës. Në shekullin IV para Krishtit edhe Aristoteli kujton verërat mitike të Trakisë, të cilat ishin aq të trasha, se para përdorimit detyrimisht duhej të holloheshin me uji. Në të vërtetë në të kaluarën trakët ishin të vetëm që pinë verën e pa holluar. Për ta pirja e verës ishte një rit i shenjtë. Hyjnia e parë e njohur e verës në të vërtetë i përket panteonit trak. Ky është Zagrej ose Agrej – hyjnia e diellit, e cila në një epokë më të vonshme u rilind si hyjnia e lashtë greke Dionisi.

Thesari i florinjtë zbuluar në rajonin e fshatit Vëllçitrën

“Në fakt vera është në qendrën e mbarë kulturës dhe fesë së trakëve – tregon Tanja Nikollova nga “Muzeu i verës” në Pleven. – Hyjnia e parë e verës iu përkiste trakëve. Ky ishte Zagrej, megjithëqë janë më të njohura rimishrimet e tij më të vonshme me emrat Dionis ose Bakhus. Trakët besuan, se duke provuar nga pija magjike, hyjnia e verës ngulitej në shpirtin e tyre dhe prandaj ata fillojnë ta ndjejnë veten të lumtur. Të frymëzuar nga hyjnia ata argëtonin, këndonin, vallëzonin. Ata e pinë këtë eliksir nga ena speciale. Krahas kësaj trakët ishin të parët, të cilët qëllimisht përzinin disa lloje vere. Për këtë dëshmon Thesari i florinjtë zbuluar në rajonin e fshatit Vëllçitrën. Në këtë thesar ka një send, që përbën tri ena të lugëta në formën e gjetheve të ngjitura me njëra tjetrën. Supozohet, se çdo enë përmbante lloje të ndryshme vere. Ky send unik shfrytëzohej gjatë një riti special fetar. Tërë kultura trake ka lidhje me verën dhe kur flitet për trakët patjetër flitet edhe për verë.”

Në varrezat e shumta trake, të zbuluara në trojet bullgare u gjetën mijëra enë të bukura të lashta për verë, më shpesh të punuara prej argjendi dhe floriri. Një nga thesaret më të njohura me enë të florinjta është Thesari nga Panagjurishte, i cili më se 20 shekujsh rrinte të pazbuluar në trojet tona. Adhurimi dhe aftësia e trakëve të prodhojnë eliksirin prej rrushi iu transmetua edhe sllavëve dhe protobullgarëve, që bashkë me ta formuan etnosin bullgar. Për përhapjen e gjerë të verës në Mesjetën e Hershme dëshmojnë edhe ligjet e mbretit Krum – njeri prej të cilëve parashikonte ndëshkime të rrepta për përdorime me tepërti të pijeve alkoolike. Një fakt kureshtar është, se gjatë kohës së Mesjetës u humb aftësia për ruajtjen afatgjatë të verës. Shpesh herë ajo thartohej dhe prandaj vera e re ishte më e shtrenjtë, se sa vera e vjetër. Bullgarët ruanin traditat e tyre në fushën e vreshtarisë dhe të prodhimit të verërave edhe gjatë kohës kur shteti ishte pjesë e Perandorisë Osmane – fundi i shekullit XIV deri në shekullin XIX. Një nga shkaqet ishte, se ata arritën të mbrojnë fenë e vetë të krishtere, në ceremoninë e ritit fetar të së cilës vera është një element i rëndësishëm – simbol i gjakut të derdhur të Krishtit. Pas Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi turk filloi një hov i ri në fushën e vreshtarisë dhe prodhimit të verërave. Në atë periudhë një vëmendje të madhe iu kushtohej teknologjive të reja moderne, që ekzistonin në Evropën Perëndimore.

Një nga thesaret më të njohura me enë të florinjta është Thesari nga Panagjurishte

“Historia moderne e prodhimit të verërave në Bullgari filloi në vitin 1890 me themelimin e shkollës së parë bullgare të vreshtarisë dhe të prodhimit të verërave në qytetin Pleven. Në vitin 1902 prapë në qytetin Pleven u krijua edhe bodrumi i parë modern për ruajtjen e verërave. Ai ishte më i miri në mbarë Gadishullin ballkanik. Prapëseprapë në këtë qytet u krijua edhe Stacioni Shtetëror Eksperimental i Vreshtarisë dhe i Verërave, i cili në viti 1903 u shndërrua në Institutin e Vreshtarisë dhe Verërave. Ai ishte i pesti në mbarë botën. Edhe më sot ekzistojnë vetëm 4 institucione të tilla – në Rusi krijuar në vitin 1828, në Itali nga viti 1872, në Francë – nga viti 1874 dhe në Hungari – 1898. Më vonë Bullgaria u pranua në Dhomën e Prodhuesve dhe Eksportuesve të Verërave me cilësi me seli në Paris.”

Brenda dy dekadave të para të shekullit XX shumë shpejtë u formuan disa qendra të prodhimit të verërave në vend – në Pleven, Loveç dhe Suhindol të Bullgarisë Veriore. Më shumë janë ato në pjesën jugore të vendit – Pllovdiv, Pazarxhik, Sliven, Stara Zagora, Çirpan dhe Mellnik. U formuan edhe kooperativa bujqësore, të cilat kopjuan modelin e prodhuesve francezë të verërave si shoqata vullnetare të vreshtarëve dhe të prodhuesve të verërave. Në ekspozitat vjetore botërore të popujve në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX Bullgaria prezantohej me sukses me dy produkte kryesore – vaji i trëndafilit dhe verërat e llojllojshme. Në vitet e komunizmit, pas Luftës së Dytë Botërore, vera bullgare fitoi popullaritet në të gjitha vendet socialiste. Gjatë kësaj periudhe prodhoheshin kryesisht verëra të tryezës. Kjo ishte koha, në të cilën Bullgaria humbi pozitat e fituara para kësaj në tregun perëndimor. Deri në fillim të viteve 80-të të shekullit të kaluar, ku vendi arriti prapë të dalë në ato tregje duke fituar pozita në Britaninë e Madhe, Gjermani dhe Japoni. Pas rrëzimit të Murit të Berlinit, dega e prodhimit të verërave ra në amulli, si rezultat i reformës bujqësore, privatizimit të uzinave të prodhimit të verërave dhe çrregullimeve ekonomike të tranzicionit te ekonomia e tregut. Mezi gjatë viteve të para të shekullit të ri prodhimi i verërave në Bullgari u rimëkëmbë. Kështu Bullgaria filloi të rikthejë edhe tregjet e veta tradicionale, megjithëqë tani prapë ndodhet nën goditjet e krizës botërore. Një tendencë e re në prodhimin e verërave në Bullgari është krijimi i bodrumeve të vogla me seri të zgjedhura verërash, të cilat fitojnë medalje në ekspozitat e ndryshme ndërkombëtare. Kështu lavdia e verërave bullgare dalëngadalë rikthehet. Një vëmendje speciale prodhuesit e verërave i kushtojnë rilindjes së varieteteve tradicionale vendore të hardhive si mavrud, pamid, dimjat, misket, rubin e kështu me radhë. Krahas kësaj rriten edhe varietetet më të përhapura franceze të rrushit si kaberne, muskat otonel, sovinjon blan, shardone, traminer e të tjera. Në rajonet jugore të vendit, rrushi bullgar është i sheqertë dhe kundërmues.

Sipas kritereve të BE-së në Bullgari ekzistojnë vetëm dy regjione të rritjes së hardhive dhe të prodhimit të verërave. Ato janë rajoni verior i Danubit dhe rajoni jugor i Trakisë. Të dy ata janë të ndarë nga vargu i malit Ballkan. Mirëpo, sipas traditës tek ne dallohen pesë rajone më të vogla të rritjes së hardhive dhe të prodhimit të verërave. Secili prej tyre ka kushtet dhe veçoritë e veta klimatike dhe karakteristikat përkatëse të varieteteve rrushi dhe të verërave që prodhohen prej tyre. Në muzeun e verës afër qytetit Pleven mund të shihen të rregulluar sipas rajoneve verërat më të njohura bullgare. Ato janë të rregulluara rreth tryezave të mëdha prej druri për degustim.

Sipas specialistëve dy nga varietetet tradicionale bullgare të rrushit disponojnë një potencial të madh për prani më të gjerë dhe më të konsiderueshme në tregun botëror. Njeri prej tyre është hardhia e gjerë e Melnikut, që rritet në rajonet rreth kufirit tonë jugor me Greqinë. Me këtë varietet rrushi, prodhohet vera e Melnikut, një nga verërat e preferuara nga Çërçili. Dihet, se kryeministri britanik çdo vit bënte porosi për veten nga 800 litra nga kjo verë e kuqe nga rajoni jugor i Bullgarisë. Varieteti tjetër me perspektiv është mavrudi. Kjo hardhi rritet vetëm në rajonin e qytetit të Bullgarisë Jugore Asenovgrad. Vera e këtij varieteti bullgar është me një potencial të jashtëzakonshëm për vjetërsim.

“Mavrudi është një varietet, nga i cili prodhohet një verë me ngjyrë intensive të kuqe, me tanin të formuar mirë dhe me potencial të madh vjetërsimi, saktëson Tanja Nikollova. – Kjo është një nga verërat me antioksidante të forta. Vera e prodhuar prej hardhisë mavrud është e trashë, me aromë të frutave të egra. Hardhia e gjerë e Melnikut është një varietet, verërat e të cilit shpesh herë përzihen me ndonjë varietet tjetër, që të forcohet ngjyra. Mirëpo, në vend të kësaj hardhia e gjerë e Melnikut bënë verëra me shije të mirë, me aromë të pasur dhe me potencial për vjetërsim.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografitë janë nga arkivi personal i Maria Dimitrovës

По публикацията работи: Maria Dimitrova
Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени