Eмисия новини
от 15.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Manastiri i Baçkovos ruan kryevepra të çmueshme të pikturimit të krishterë

Снимка: Архив

Brenda mureve të Manastirit të Baçkovos “Fjetja e Hyjlindëses”, që ngrihen në zemrën e malit Rodopa, ruhet një histori shekullore. Këtu mbahen të gjalla tri kultura – bizantine, gjeorgjiane dhe bullgare. Historia e manastirit daton që nga viti 1083, kur u krijua Statuti Kishtar nga Grigorij Bakuriani – një ushtarak sypatrembur, udhëheqës i trupave, që mbronin kufirin perëndimor të Bizantit. Ky Statut Kishtar, i cili është i pari i ruajtur në trojet bullgare, zbulon historinë e kësaj shenjtëroreje. Kritikja e artit, bashkëpunëtorja e vjetër shkencore, doktore Kostadinka Paskaleva është autore e njeri prej librave kushtuar Manastirit të Baçkovos. Për veprën e vet ajo tregon:

“Me tërë zemrën duhet të përpiqemi të jetojmë me urtësi, citon një frazë nga Statuti i Manastirit doktorja Paskaleva. Pikërisht ato fjalë përbëjnë përkushtimin e librit të saj. – Gjatë qëndrimit tim njëmujor në këtë shenjtërore kuptova, se kjo frazë është në thelbin e mënyrës së jetesës së murgjve – të përvuajtur, kokulur, të përqendruar në vet veten, të punueshëm, të zellshëm, plotë shpirtmirësi. Menjëherë pasi u krijua manastiri ishte gjeorgjian, sepse edhe themeluesi i tij Grigorij Bakuriani ishte gjeorgjian. Pranë manastirit kishte një spital për të varfër, një shkollë për të vegjlit dhe tri manastire murgeshash. Kjo veprimtari bamirëse ishte tepër karakteristike për manastiret e mesjetës.”11-11-25-07334_1.jpg

Ndër godinat e kompleksit të manastirit ka disa kisha. Që nga koha më e lashtë daton Eshtërorja e Bakujanit. Kjo është një nga pak kishat varreza, të ruajtura në Bullgar. Në katin e përdhes është kisha, ndërsa në katin e nëndhes është varreza. Me afresket e veta mbi mur kushtuara Vdekjes dhe Ringjalljes, kjo eshtërore radhitet ndër kryeveprat e pikturimit kishtar në mbarë Ballkanin. Në këtë kishë shihet e pikturuar pamja e mbretit bullgar Ivan Aleksandër, i cili u bë ktitor i manastirit në shekullin XIV. Në atë kohë Bizanti ia la këtë krahinë pushtetarit bullgar.11-11-25-15064_1.jpg

“Godina e dytë për nga rëndësia, është e ashtuquajtura dhoma e ngrënies, ku kryhet një rit special. Ai kujton Darkën e Fundit të Krishtit. Përderisa murgjit ushqehen lexohen fragmente nga jetëshkrimet e shenjtorëve. Kështu murgjit bashkë me ushqimin, përvetësojnë edhe shembujt e mëdhenj moral të paraardhësve të vet – tregon doktorja Paskaleva. Në vet dhomën e bukës dominojnë afresket kushtuara Nënës së Zotit – Hyjlindëses. Mendohet, se ajo është mbrojtëse e vëllazërive të murgjve. Është e rikrijuar edhe Pema e Jeseevit – pema gjenealogjike e Krishtit, ku vendin e vet ka edhe Shën Mëria si nëna e tij.”

Në rrënjat e kësaj peme janë të pikturuar figurat e Aristotelit, Pllatonit, Pllutarhut, Diogjenit, Aristofanit. Kjo vjen të tregojë lidhjen e fesë së krishtere me mendimtarët antikë. Dhe ky është një element i rëndësishëm i dekorimit, sepse zbulon një moment i ri nga historia e fesë së krishtere. Ky është një humanizëm i ri, i cili duket edhe në veprat e njërit prej filozofëve më të mëdhenj – Joan Ital. Nxënës i tij ishte filozofi gjeorgjian Joan Petrici – përafërsisht vitet 1050 – 1130. Në sajë të veprimtarisë iluministe – letrare dhe përkthyese, që zhvillohej në manastir, ai u shndërrua në një shkollë të mendimtarëve dhe filozofëve. Në këtë mënyrë realizohej një lidhje e rëndësishme midis Gjeorgjisë dhe Bizantit.

Kisha “Shën Nikollaj”

Kisha kryesore “Fjetja e Shën Mërisë” është një monument tjetër me rëndësi kulturore. Ikonostasi i saj dallohet me zbukurimet e pasura të gdhendura në dru dhe me ikonat e moçme që datojnë nga shekulli XVII. Në narteksin e kishës janë të pikturuara pamjet e dy ktitorëve të manastirit – Gjergji dhe Gavrailli. Një monument tjetër i fesë së krishtere në kompleksin e manastirit është kisha “Shën Nikollaj”. Ky është tempulli i parë, që u pikturua nga mjeshtri i famshëm nga koha e Rilindjes Bullgare Zahari Zograf. Këtu ndodhet edhe autoportreti i tij i parë nga viti 1840. Vepër të tij janë edhe afresket mbi muret në kalesën e kishës “Shën Krye Engjëj”.

Kisha “Shën Krye Engjëj”

11-11-25-37523_1.jpg

Ikona e Hyjlindëses me birin Jisu Krisht është një nga shenjtoret, për të cilat Manastiri i Baçkovos frekuentohet nga mijëra besimtarë. Mbi të ka një mbishkrim gjeorgjian nga viti 1311. Ikona u zbulua në rajonin me emrin Klluvijata dhe për të tregohen legjenda. Në këtë mënyrë brenda shekujve ushqehej besimi i njerëzve në forcën e saj çudibërëse. Çdo vit ditën e dytë të Pashkëve ikona mbahet deri te vendi Klluvijata, ku ajo u zbulua nga dy barinj. Aty kryhet një meshë për shëndet të të gjithë besimtarëve. Çdo njeri, që viziton Manastirin e Baçkovos gjen në këtë shenjtërore qetësim dhe shpresë për jetë më të mirë.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: pravoslavieto.com dhe wikipedia.org

По публикацията работи: Maria Peeva
Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени