Eмисия новини
от 18.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Vepra nga koha komuniste prezantohen në Muzeun e shumëpritur të artit socialist

Monumenti socialist është në kontrast me ndërtesën moderne e cila ndodhet afër muzeut dhe mund të pranohet si simbol i vlerave të kapitalizmit.
Снимка: Veneta Nikollova

Pothuaj 22 vjet pas fillimit të ndryshimeve demokratike tek ne Bullgaria më në fund disponon me një muze të socializmit ose më saktë – të artit të kësaj epoke të diskutueshme të historisë sonë të re. Pas shumë debateve, “por dhe kundër” krijimit të tij më 19.09.2011 në Sofje hapi dyert Muzeu i artit socialist. Ambicia e kuratorëve është që të na mbartin në epokën e socializmit përmes veprave të krijimtarive më të dalluar të kësaj kohe. Ndryshe nga muzetë e tjerë të artit socialist, të cilët kanë kryesisht karakter historik dhe theksojnë mbi regjimin totalitar, muzeu i ri në Sofje ka si qëllim të tregojë kryesisht mesazhet estetike të kësaj epoke.


Më shumë janë monumentet dhe skulpturat e Vladimir Iliç Leninit, të cilat mund të shikohen në parkun e muzeut. Foto: Veneta Nikollova

Çfarë është vlera estetike e monumenteve dhe skulpturave të liderëve komunistë të prezantuara në parkun e muzeut – kjo është diçka që vizituesit vetë do ta vlerësojnë. Më shumë janë monumentet e “shokut” Lenin. Ai është prezantuar në mosha të ndryshme – si dallosh ëndrrashumë ose si njeri në moshë më të pjekur me grusht të shtrënguar dhe të ngritur lartë. Përshtypje më të madhe bën monumenti stërmadh me peshë 45 tona të diktatorit. Deri në fillimin e ndryshimeve demokratike ai ndodhej në qendrën e Sofjes. Tani eksponatet në parkun e muzeut janë 77. Shumica prej tyre për një periudhë të gjatë kanë qenë braktisur në oborre të ndryshme.


Interesante janë dhe kompozimet skulpturore, kushtuara jetës së përditshme të punëtorit të thjesht socialist. Foto: Veneta Nikollova

Ndër monumentet “e ringjallura” është silueta e Georgi Diomitrovit me lartësi 5 metra (ai ishte sekretari i përgjithshëm i Kominternit), monumenti i Dimitër Bllagoevit (themeluesi i lëvizjes komuniste tek ne) dhe i Todor Zhivkovit (lideri i fundit komunist në Bullgari). Këtu mund të shikohen skulptura të punëtorëve të thjeshtë – bujq që shkojnë në arrë me muskuj të mëdhenj, makinistë me fytyra të ngrysura. Skena të trishtueshme të dhunës dhe të mjerimit të thellë njerëzor prezantojnë veprat kushtuara viktimave të fashizmit. Një pjesë prej tyre janë prezantuar në sallën e muzeut, në të cilën ka 60 piktura dhe 25 skulptura të vogla. A ekziston një kanun i artit socialist dhe a në të vërtetë autorët e kanë respektuar? Përgjigja e kësaj pyetjeje na dha ekspertja e artit Bisera Josifova, e cila punon në Muzeun e artit socialist.


Salla e ekspozimit përmban 60 piktura dhe 25 skulptura të vogla – disa prej të cilave janë krijuar nga artistët më të dalluar të “artit të proletariatit”. Foto: Veneta Nikollova

“Arti socialist ekziston që prej atëherë, kur kanë lindur idetë socialiste dhe shumë artistë janë përkrahës të këtyre ideve. Por kjo nuk do të thotë se kanë krijuar vetëm nën ndikimin e ndonjë censure nga ana e regjimit. Sepse atje ku ka kompromise nuk mund të flitet për art të vërtetë. Nuk duhet të kërkojmë konformizëm në çdo një vepër nga kjo periudhë sepse atëherë kanë krijuar dhe njerëz shumë të talentuar – pikërisht këta janë idealistët e kësaj kohe. Bëhet fjalë për njerëz, të cilët kanë besuar sinqerisht në idenë komuniste, në variantin e saj të idealizuar. Kështu me mjetet e artit ne ofrojmë pikëpamje të ndryshme ndaj kësaj epoke. Ekspozitat në sallë do të shkëmbehen periodikisht me eksponate të reja.”


Temës së lidhur me viktimat e fashizmit i janë kushtuar shumë vepra të autorëve socialistë. Foto: Veneta Nikollova

Ylli i ish Shtëpisë Partiake që u bë simboli i pushtetit totalitar është ndër atraksionet e muzeut të ri.Ndër atraksionet e muzeut është ylli i kuq, i cili në të kaluarën ishte vendosur mbi ndërtesën e ish Shtëpisë Partiake dhe u bë simboli i pushtetit totalitar. Në një sallë të posaçme do të projektohen filma të vjetra arkivore të incizuara gjatë manifestimeve të ndryshme, gjatë ndërtimit dhe më vonë – rrëzimit të mauzoleut të liderit komunist Georgi Dimitrov, gjatë ndezjes së ish Shtëpisë Partiake në fillimin e ndryshimeve demokratike. Do të ketë dhe një dyqan për suvenire, ku vizituesit do të mund të blejnë distinktivë socialistë, figura të vogla të Leninit dhe Karl Marksit, gota dhe fanella me fytyrën e Stalinit. Më interesante janë postierët me shkrime “Pesëvjeçari – për katër vjet!”. Ideja është që të mos shikojmë prapa në mënyrë shumë serioze. Sepse ndoshta vetëm kështu do të mund të distancohemi mjaft nga e kaluara dhe më në fund të fillojmë të mendojmë pa emocione të skajshme për këtë faqe të diskutueshme të historisë bullgare. 

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

По публикацията работи: Veneta Nikollova
Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени