Eмисия новини
от 09.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Shkolla e legjionarëve – një sfidë e nxehtë nga qyteti Svishtov

Снимка: romancamp.net
Po të doni të përjetoni diçka të ndryshme, të ktheheni prapa në kohë, të provoni kufijtë e aftësive dhe guximit tuaj, mundësi për këtë ju jep Shkolla e legjionarëve, e cila është unike për Bullgarinë. Kjo është një sfidë e nxehtë në kulmin e verës. Organizatori është Këshilli i turizmit në qytetin Svishtov.

Kampi ushtarak romak Nove

Qyteti bashkëkohor Svishtov pranë lumit Danub ndodhet në një largësi prej 3 kilometrave në perëndim të kampit të dikurshëm romak Nove, të themeluar në vitin 45 pas Krishtit. Në vitin 69 atje ishte dërguar legjioni më i favorshëm i perandorit Neron të Parë, i detyruar të mbronte Perandorinë Romake në kufirin e saj danubian. Aktualisht një grup entuziastësh të pasionuar pas historisë antike rilindin nën formën e grupeve për rikrijime historike Legjionin e parë italik dhe Kohortën e parë trake. Me to e prezantojnë vendin tonë në festivale ndërkombëtare në Itali, Poloni dhe vende të tjera. Nga viti 2008 Svishtovi është mikpritës i festivalit të trashëgimisë antike “Shqiponja e Danubit”. Interesi i madh e provokoi Këshillin e turizmit të qytetit Svishtov të krijojë Shkollën e legjionarëve. Në të të gjithë ata që interesohen për epokën antike mund të përfshihen në një stërvitje dyditore për të zotëruar teknika luftarake romake.

“Të gjithë pjesëmarrësit kanë mundësi të njihen me historinë – rrëfen Stefan Prodanovi, kryetar i Këshillit të turizmit. – Ata do të përfshihen në një histori të gjallë, në një vend unik, të krijuar sipas projektit të inxhinierit Filipo Krimi – Italia Castrum. Ky është një kamp i përkohshëm ushtarak romak, i bërë prej druri, i cili rikrijon epokën e shekullit I-II pas Krishtit. Në këtë kamp ushtarak ata do të zbulojnë shumë gjëra për jetën e ushtarëve romakë para 2000 vjetëve. Përveç stërvitjeve nën qiell të hapur, ata do të përgatiten dhe me çështje teorike. Do të projektohen filma që do t’i ndihmojnë të kthehen në atë epokë. Dhe jo në vend të fundit – do të komunikojnë me njerëz me të njëjtët interesa.”

Çfarë aftësi të tjera do të zhvillojnë pjesëmarrësit në Shkollën e legjionarëve?

“Ne marrim pjesë në shumë aktivitete, por interes më të madh shkaktojnë aftësitë e gladiatorëve të grupit tonë – shpjegon Stefan Prodanovi. – Në grup merr pjesë dhe kampioni ballkanik i karatesë Veroni Marinov, i cili është një trajner dhe gjyqtar i licencuar. Ai u trajnua në Shkollën e gladiatorëve në Romë, e cila organizohet nga grupi më i madh për rikrijime historike të epokës së Perandorisë Romake – Gruppo Storico Romano. Ai u tregon pjesëmarrësve në kamp si të luftojnë me shpatë romake. Vitin tjetër planifikojmë të krijojmë një shkollë për gladiatorë. Tani shkolla është për legjionarë dhe pjesëmarrësit mësojnë aftësi të ndryshme luftarake, si për shembull zbatim të komandave ushtarake dhe luftim me shpatë dhe mburojë. Ata do të njihen dhe me armë të ndryshme, si katapultë për shembull, do të mund të provojnë veshjen e legjionarit romak me peshë 30-40 kg. Kështu që pjesëmarrja në shkollën tonë është një sfidë e vërtetë.”

Interes ndaj shkollës shfaqin dhe bullgarë që banojnë jashtë shtetit, si edhe shumë turistë rumunë që e vizitojnë Svishtovin. Në shkollë mund të përfshihen dhe gra. “Kemi vajza që vishen si nimfa dhe interpretojnë një valle të posaçme, kemi dhe amazone që qëllojnë me hark”, shpjegon Stefan Prodanovi. “Shumica e njerëzve që vijnë në shkollë janë të rinj – shton kryetari i Këshillit të turizmit në Svishtov. – Pasi te ne u hoq shërbimi i detyrueshëm ushtarak për të rinjtë, kjo është një mundësi të njihen me veprimtarinë luftarake.”

Përveç me shumë emocione, ata që e kanë mbaruar me sukses kursin në Shkollën e legjionarëve, do të marrin dhe një certifikatë për milites – ushtarë të rregullt të paspecializuar në Perandorinë Romake.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
Fotografi: romancamp.net

По публикацията работи: Rumjana Cvetkova
Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени