Eмисия новини
от часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Free Sofia Tour për të gjithë vizituesit e kryeqytetit bullgar

Снимка: ree Sofia Tour
“Mënyra më e mirë të zbuloni të gjitha pasuritë e fshehta, të cilat i propozon Sofja! Turi turistik organizohet nga vullnetarë të rinj të cilët e duan qytetin e vet dhe kanë dëshirë të ndajnë historinë interesante të tij me të tjerët!”. Kjo është një nga jehonat e shumta pozitive të miqve të huaj, të cilët janë përfshirë në turin falas turistik të kryeqytetit. Kurse vullnetarët e rinj dhe energjikë janë Kristian, Vanja, Tedi dhe Bojko, të cilët regjistrojnë gjatë muajit tetor të vitit të kaluar bashkimin Free Sofia Tour. Ideja në fakt vjen nga Kristiani, i cili fillon të udhëheqë grupe akoma gjatë muajit gusht. Pak nga pak ndaj tij afrohen dhe 3 të tjerët, kurse të gjithë ata me entuziazmin e vet tërhoqën edhe disa të rinj të tjerë. Ata janë të rinj të cilët kanë mësuar dhe kanë punuar jashtë shtetit. Mes nesh ka inxhinierë , njerëz të cilët kanë mësuar arabisht, fotografi, ekonomi, shkenca politike, teknologji kompjuterike, histori, turizëm. Na bashkon dëshira t’u tregojmë Sofjen në një dritë më të mirë, ta hapim për vizitorët e huaj dhe t’u japim mundësi pjesës më të madhe të njerëzve, pavarësisht nga fakti se me çfarë buxhet udhëtojnë të njohin kryeqytetin tonë më mirë”, sqaron Vanja dhe shton:
“Misioni jonë është të mund të detyrojmë çdo një mik të huaj të Sofjes të ndihet si në shtëpinë e tij, sikurse ndonjë mik e shëtit nëpër qytet. Duam që ata kaq ta pëlqejnë Sofjen, saqë të entuziazmohen dhe të vijnë përsëri, si dhe të ftojnë miqtë e vet të vizitojnë kryeqytetin. Prandaj synojmë t’u ofrojmë jo vetëm një informatë interesante gjatë kohës së vizitës, por dhe t’i bëjmë vet vizitat dëfryese. Mundohemi sa mundim të përshtatemi me interesat e turistëve dhe çdo herë t’i bëjmë vizitat më personale dhe individuale. Disa nga miqtë tanë vizitojnë më shumë se një tur. Mundohemi që grupet të mos të kalojnë më shumë se 20 persona. Në ditët në të cilat e dimë se ka më shumë njerëz, sigurojmë më shumë se 1 vullnetar, sepse mbajmë shumë për kontaktin personal dhe duam t’u japim mundësi sa më shumë miqve të drejtojnë pyetjet e tyre dhe t’u përgjigjemi në mënyrë adekuate”.

“Pjesa më e madhe e njerëzve vijnë këtu pa e ditur se çfarë të presin, nuk kanë dëgjuar asgjë për Bullgarinë – sqaron Vanja. Kulturat e ndryshme mahniten prej gjërave të ndryshme. Për shembull, miqve nga Azia u bëjnë përshtypje të madhe shpalljet e vdekjes, me qenë se te ta nuk vendosen lajme të këtij tipi, por kur ndonjë është zhdukur ose kërkohet ndonjë kriminel. Miqtë nga Hong Kongu mendonin se, shumë njerëz në Bullgari janë shpallur për tu kërkuar. U bëjnë përshtypje po kështu gjëra të cilat janë të lidhura me vendlindjet e tyre. U pëlqen shumë dhe kontrasti, për shembull ndonjë godinë moderne në afërsi me ndonjë godinë e vjetërsuar. U pëlqen dhe fakti se për 2 orë, sa është zgjatje e vizitës, mund të shikojnë kaq shumë gjëra të cilat në qoftë se njeriu është vetëm nuk mund t’i shikojë. Çdo gjë është e përqendruar në qendër, ku ata kalojnë përmes të gjithë historisë së Sofjes, e cila fillon akoma nga koha e trakëve, përmes romakëve dhe deri më sot.”

Vanja, Kristiani dhe të rinjtë e tjerë të entuziazmuar i njohin miqtë e kryeqytetit si me objektet e njohura turistike si kisha “Shën e Diela”, Pallati mbretëror, Teatri popullor, ashtu dhe me gjëra pak të njohura dhe kureshtare. Përveç me kuriozitetet kulturore dhe historike të qytetit, të rinjtë i njohin të huajt dhe me disa nga traditat interesante bullgare. Përveç përmes materialeve informative në qendrën turistike, të huajt mësojnë për vizitën falas turistike të kryeqytetit nga Facebooku dhe nga sajtet e ndryshme turistike, siç është Trip Advisor. “Përpara sa kohe morëm dekoratë nga Trip Advisor, sepse të gjitha komentet për ne në të ishin pozitive”, me gëzim na thotë Vanja. Përpara ditëve startoi dhe sajti i ri www.freesofiatour.com.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova
Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна