40 ditë pas Pashkëve shënohet festa e madhe e krishtere Ngjitja në qiej e Zotit Krisht. Festa quhet edhe Spasov den ose dita e shpëtimit njerëzor.
Dhjaku i Ekzarkisë Joan tregon: “Sot kisha ortodokse kujton ngjarjen e fundit nga jeta tokësore të Shpëtimtarit – Ngjitjen e tij në qiej, që u bë në ditën e 40 të ringjalljes së tij. Gjatë këtyre 40 ditëve, siç dëshmon Shën Apostulli Lluka në librin e shkruar prej tij “Veprat e Apostujve të shenjtë”, Jezu Krishti shumë herë është shfaqur para nxënësve të tij dhe shumë herë ka qene bashkë me ta, duke u treguar për Mbretërinë e Zotit. Ditën e fundit – ditën e ngjitjes, ai u ka urdhëruar të mos largohen nga Jerusalemi dhe ta presin zbritjen e Shpirtit të Shenjtë në Tokë që e ka premtuar Zoti. 10 ditë pas kësaj Shpirti i Shenjtë u zbrit në Tokë.”
Festa Ngjitja në qiej e Zotit Krish ose Spasov den, Dita e shpëtimit, siç e quan populli ynë, nderohet tradicionalisht me shumë rite. Në lokalitetet ku ka kisha, manastire ose faltore me emrin e Shpëtimtarit organizohen tubime mbarë popullore ku bëhet kurban. Spasov den konsiderohet si ditë e mrekullive dhe me këtë lidhen ritet që bëhen në prag dhe në vetë ditën e festës. Dy janë drejtimet kryesor që gërshetohen në këto rite – njeri është drejtuar tek shërimi i të sëmurëve, ndërsa tjetri tek pjelloria e arave. Momenti i përbashkët i këtyre dy besimeve është vesi. Në një këngë të ritit, që është ekzekutuar dikur në këtë ditë, Shën Spas nxjerr një çelës mrekulli bërës me të cilin shkyç qiellin dhe tokën dhe fillon të bjerë “vesi i imët mbi livadhet e gjelbra”. Ky ves konsiderohej si shërues. Sipas përfytyrimeve popullore vesin e sillnin shtojzovallet që dukeshin në prag të festës. Përveç se ishte kurues ky ves mendohej si ishte shumë freskues dhe jetëdhënës për arat dhe të mbjellat. Prandaj me këtë ditë bujqit dikur ekzekutonin rite të ndjelljes së shiut.
Si në shumë festa të tjera kushtuar pjellorisë, edhe në Spasov den i kushtohej një vëmendje të veçantë martesës si simbol i vazhdimit të fisit. Vajzat me këtë ditë mblidheshin në valle festive. Ato visheshin me rroba të marra nga nuset e reja për të tërhequr ndaj vetes fatin dhe të martohen gjatë vitit. Me vallen e tyre përfundon edhe festa e Shën Spasit.
Prej kohe kjo ditë konsiderohet edhe si ditë e shoferëve profesionistë. Me të ata lidhin besimin e tyre për sukses dhe shpëtim nga fatkeqësitë në profesionin e tyre plotë me rreziqe. Dikur, në vitin 1934, shoferët mblidheshin në kishën “Shën Spas”në Sofje, ku peshkopi i atëhershëm Sofronij ka kryer një liturgji të shenjtë dhe meshë për shëndetin e të gjithë shoferëve.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Последвайте ни и в
Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!