Eмисия новини
от 21.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Gjysha-mami po vjen!

21 janar – Dita e ndihmës obstetrike
Снимка: BGNES
21 janar – dita e ndihmës obstetrike na jep shkas për t’u takuar me maminë shumëvjeçare Mihallka Nikollova, ose, siç e quajnë të gjithë në qytetin e Karllovos, gjysha Millka. Ajo është gjashtëdhjetë e ca vjeçare, kurse stazhi i saj në profesion është 36 vjet. Jeta e saj është shumë interesante dhe plotë kuptim, sepse megjithë sfidat në profesionin e saj, ajo ka ndihmuar shumë foshnja për të lindur, me shumë besim dhe përpjekje. Disa prej tyre sot ndoshta kanë nipër.

“Fillova të mësoj në degën e obstetrikës në Teknikumin mjekësor në Plovdiv rastësisht, kur isha 18 vjeçare – thotë ajo. Nuk kam menduar për asgjë tjetër. Me të vërtetë profesioni është shumë i vështirë dhe që kur u regjistrova në teknikum e pash këtë. Isha vetëm 21 vjeçare kur fillova të punoj në fshat dhe gjithmonë më prisnin me fjalët “Gjysha-mami po vjen!” Kjo më befasoi shumë . Nuk kisha pritur një pritje të tillë, edhe pse të gjithë ishim përgatitur nga pedagogu ynë doktor Hercel Çakërov, i cili na paralajmëroi se në fshatrat, ku do të shkojmë të punojmë, ky do të jetë emri ynë deri në fund të jetës sonë.

Në fillim të vitit 1966 Mihallka Nikollova filloi punë si mami në fshatin Hristo Danovo të rrethit të Karllovos. Atëherë lindshmëria në fshatra ishte shumë e lartë. Materniteti ndodhej në fshatin e afërt Rozino. Në atë kohë mjekët ishin pak, në fshatra punonin ndihmës mjekë, të cilët kujdeseshin edhe për gratë me barrë. Mamitë emëroheshin në vendbanimet me mbi 2000 banorë. Në maternitet kishte mjekë, por nuk ishte e mundur që ata të ishin të pranishëm gjatë çdo një lindjeje. Prandaj një pjesë e madhe prej punës kryhej nga mamitë, sidomos gjatë natës. Dy mami shërbenin pesë fshatra me 450 lindje në vit.

Dita e ndihmës obstetrike është njohur në traditën popullore si “Dita e gjysheve”. Gjatë kësaj dite kanë festuar për shëndetin e gjysheve-mami dhe të fëmijëve. Që herët në mëngjes çdo një nënë ka shkuar për të larë me ujë duart e gjyshes, i ka bërë dhurata dhe lule. Në drekë gratë janë grumbulluar në shtëpinë e gjyshes, të gjitha kanë sjellë me vete gjella. Gjysha ka djegur temjan, që të lindin mysafiret e saj më shumë fëmijë. Drekën e kanë shoqëruar me maskarade, këngë, ngacmime dhe valle me karakter erotik. Dëfrimi ka përfunduar me një larje rituale të gjyshes në lum ose në çezmë. Për respektin e madh ndaj këtyre gjysheve na tregon dhe gjysha Millka:

“Festa e mamisë – dita e gjysheve, është një festë rituale. Në trojet tona e kemi festuar më 8 janar (sipas stilit të ri). Festa vjen pas lindjes së Jisu Krishtit (sipas stilit të vjetër) dhe të ashtuquajturave “ditë të ndotura”. Të gjithë kanë menduar se gjysha-mami ka pasur fuqi të mbinatyrshme, se ajo është ndodhur në kufirin midis dy botëve, duke e nxjerrë foshnjën nga njëra botë në botën tjetër. Kështu qe emri i saj “gjysha-mami”, siç e ka quajtur populli ynë nuk i është përgjigjur gjithmonë moshës së saj, por e ka nënvizuar rëndësinë e saj ndaj grave të tjera. Larja e saj rituale ka qenë e detyrueshme, sepse është menduar se kjo do të çonte deri në lindje më të lehta dhe një lindshmëri më të lartë.”

Gjysha Millka thotë se edhe sot takon në rrugë gra, të cilat e përshëndetin, sepse dikur i ka ndihmuar për të lindur. Në fakt pikërisht mirënjohja e njerëzve është çmimi më i madh për të. Çfarë do t’i uronte ajo një nëne të ardhshme?

“Me fillimin e shtatzënisë jeta e saj ndryshohet, ajo tashmë fillon të mendojë për foshnjën e saj të ardhshme, kështu qe jeta e saj, mënyra e ushqimit, gjithçka ndryshohet. Jeta e saj duhet të jetë e qetë, prania e njerëzve rreth saj dhe qëndrimi i tyre ndaj saj gjithashtu janë me një rëndësi të madhe. Dhe ndjenjat e nënës gjatë shtatzënësisë do t’i përjetojë dhe foshnja e saj, për shembull frikë, ose mungesa e ushqimit përkatës, mungesa e ajrit të pastër etj.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Aleksej Stambollov
Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна