Eмисия новини
от часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Rodopet e mesme ofrojnë përjetime ekstreme për njerëz me shpirt aventuresk

Pushimi në Rodopet e mesme është plot me aventura.
Снимка: Veneta Nikollova

Njohja e Rodopeve të mesme mund të shndërrohet në një përjetim të paharrueshëm për çdonjëri, i cili e do natyrën e egër dhe adrenalinën e lartë. Kjo, që ndez fantazinë e aventurierëve, janë grykat e thikta të jashtëzakonshme, shkëmbinjtë e ngritur në qiell, greminat e thella dhe shpellat e errëta. Shumica e këtyre kurioziteteve natyrore madje nuk janë përmendur në udhërrëfyeset turistike, gjë që i bën akoma më mistike. Mirëpo ka mënyra që ta ngjasësh këtë pasuri të jashtëzakonshme, mjafton t’i drejtohesh klubit vendas të turizmit ekstrem.

Lugina e lumit Arda në Rodopet e mesme ka se çfarë t’u ofrojë adhuruesve të pushimeve aktive. Mund të filloni me hipizëm. Do t’ju ofrojnë itinerare të ndryshme deri në këndet më të virgjëra të malit. Në fshatin Gorna Arda, për shembull, do t’ju organizojnë një shëtitje me kuaj deri në burimin e lumit Arda, afër kufirit me Greqinë. Ky është një vend piktoresk, ka mundësi për barbekju dhe po t’i keni paralajmëruar mikpritësit, ata do t’ju sigurojnë një piknik me gjellë të shijshme shtëpiake, tradicionale për krahinën e Rodopeve. Shëtitjet me xhip nëpër rrugët e zeza të malit janë një atraksion tjetër i preferuar, si dhe xhirot me biçikletat, që jepen me qira.

Mirëpo, po të doni të provoni fortësinë e shpirtit tuaj, atëherë shkoni në rajonin e fshatit Smiljan. Në krahinat rreth tij, ndër shpatet e pjerrëta, gjendet e ashtuquajtura Garga dere. Midis dy shpateve të kanionit kalojnë ujërat e akullta të lumit Esenska, kurse lart mbi to kalon një vijë litari, i ashtuquajturi trolej alpin, me gjatësi 145 metra. Në qoftë se keni frikë nga lartësia, pikërisht ky është vendi, ku mund ta përballoni këtë frikë dhe të përjetoni disa çaste euforie.

“Ulja vazhdon rreth 20 sekonda – shpjegon Aleksandër Inev nga klubi vendas i turizmit ekstrem “Mursalica”. – Fluturoni në një lartësi prej 6, 7 metrash dhe gjatë tërë kohës jeni mbi ujë. Deri tani nuk kemi pasur incidente, por të gjithë kanë frikë dhe në të njëjtën kohë argëtohen shumë. Ju garantojmë se po të keni frikë, në fund të udhëtimit me të ashtuquajturin “trolej alpin”, do ta keni përballuar frikën dhe do të doni të hipni përsëri.”

Në bregun e djathtë të lumit Esenska, afër vijës së litarit, ndodhet shpella ujore “Gollubovica 2” – akoma një sfidë për njerëzit me shpirt aventuresk. Turistët marrin pajisje të posaçme – çizme prej gome, një kostum special, një kaskë dhe udhëheqës. Pas disa instruksioneve të shkurtra turistët hyjnë në shpellë, që të njihen me liqenet e saj nëntokësore mistike. Në rajon ka disa shpella dhe gremina të thella. Rreth 3 kilometra larg fshatit Mogilica gjendet shpella “Uhllovica”, e cila ka forma shumë të bukura karstike. Që të arrini deri në shpellën duhet të përballoni mbi 180 shkallare, gjë që është një sfidë e vërtetë, por ia vlen për t’i parë katedralet e saj nëntokësore, me stalaktitet dhe stalaktonet.

“Në krahinën tonë turistët mund të ndihen si speleologë, alpinistë dhe studiues të vërtetë” – tregon Aleksandër Inev. Ai u rekomandon adhuruesve të adrenalinës akoma një përjetim – pandjul, ose i ashtuquajturi “lavjerrës alpin”. Atraksioni përbën një litar të gjatë, i cili është lëshuar nga shpella “Kaleto” afër fshatit Koshnica. Guximtarët marrin pajisje, pas së cilës lidhen me litarin dhe fluturojnë majtas djathtas në një lartësi të madhe si lavjerrësi i një ore të madhe.

“Njerëzit mendojnë se kjo është bënxhi, kurse në fakt ky është një lavjerrës i zakonshëm – shpjegon Aleksandër Inev. – Fluturon mbi pyll rreth 10 – 15 metra. Amplituda është rreth 25 metra. Në fakt lëkundesh në një djep të madh.”

Në qoftë se ju pëlqen alpinizmi, pa dyshim nuk do të mërziteni. Nëpër rrjedhën e lumit Rada ka forma të ndryshme shkëmbore. Nga klubi vendas i turizmit ekstrem do t’ju ofrojnë të ngjiteni nëpër të ashtuquajturën “Via Ferrata”. Ajo përbën një rrugë prej metali në shkëmb, të ndërtuar prej shkallaresh të hekurta, të përforcuara me litarë. Kalimi vertikal është me gjatësi 140 metra. Pasi ngjiteni nëpër segment, do të gjendeni nën forma të bukura shkëmbore, të krijuara nga uji dhe erërat. Këto emocione, si dhe disa përjetime të tjera do ta bëjnë pushimin tuaj një aventurë, të cilën nuk do ta harroni kurrë.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

По публикацията работи: Veneta Nikollova
Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени