Gjatë kohës së vizitës së tij në Sofje ministri i kulturës, rinisë dhe sportit i Republikës së Kosovës Lufti Haziri u takua me ministrin bullgar të kulturës Vezhdi Rashidov (djathtas).
Update Required To play the media you will need to either update your browser to a recent version or update your Flash plugin.
Nga data 4 deri më 6 korrik për një vizitë pune në Bullgari ishte ministri i kulturës, rinisë dhe sportit i Republikës së Kosovës Lufti Haziri. Gjatë ditës së parë të vizitës të tij në Sofje ai u takua me ministrin e kulturës Vezhdi Rashidov.
Theksi i diskutimeve midis të dy ministrave ishte bashkëpunimi për zhvillimin e lidhjeve kulturore, ruajtja e trashëgimisë historike, përkrahja e krijimtarisë artistike, bashkëpunimi midis institucioneve. Ministër Rashidov vuri në dukje se pritet nënshkrimi i një marrëveshjeje bashkëpunimi në fushën e kulturës. “Më rëndësi të madhe është se kemi bërë hapin e parë. Të gjithë ne e dimi se jo vetëm në Bullgari, por edhe në terë Gadishullin e Ballkanit ka një trashëgimi të madhe historike e kulturore dhe kjo është shumë të rëndësishme për turizmin kulturor. Mendoj se mund ta ndihmojmë njeri-tjetrin si në fushën e turizmit kulturor, ashtu edhe në sferën e ruajtjes së trashëgimisë kulturore e historike, se vendet tona ndodhen në një territori shumë të pasur.” - theksoi ministri bullgar i kulturës.
Nga ana e tij ministri Lutfi Haziri deklaroi se në Kosovë theksi vihet mbi bashkëpunimin kulturor në regjion dhe në këtë proces Bullgaria zë një vend të rëndësishëm. Më shumë hollësi për zhvillimin e bashkëpunimit kulturor dhe për ruajtjen e trashëgimisë historike tregon vet ministri para mikrofonit të Radio Bullgarisë. Po të doni ta dëgjoni opinionin e ministrit Lutfi Haziri klikoni AUDIO.
Në kuadrin e vizitës ministri i kulturës, rinisë dhe sportit i Kosovës zhvilloi takime me ministrin e edukimit fizik dhe sportit Svilen Nejkov, me ministrin pa portofol Bozhidar Dimitrov, si edhe me kryetaren e komisionit parlamentar për kulturë, shoqërinë civile dhe mediat Daniela Petrova.