Eмисия новини
от 21.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

“Klounë pa kufij” ndihmojnë fëmijë të sëmurë në Bullgari

Momente nga shfaqja e organizatës “Klounë pa kufij” në Spitalin Aleksandrovska të Sofjes.
Снимка: Darina Grigorova
Që të bësh një fëmijë të buzëqeshë nuk janë të nevojshme shumë përpjekje. Por kur fëmija ka humbur gëzimin tipik për moshën e tij, sepse është i sëmurë ose i braktisur, pak janë gjërat që mund t’ia kthejnë buzëqeshjen. Një shembull se si mund të bëhet kjo jep një grup pedagogësh nga Katalonja e Spanjës. Ata arrijnë në përfundimin se programet artistike arsimore mund të përmirësojnë gjendjen e fëmijëve në institucione, të sëmurëve dhe të braktisurve dhe njëkohësisht të inkurajojnë mbështetjen e shoqërisë. Kështu gjatë vitit 1993 u krijua organizata “Klounë pa kufij”. Tashmë 16 vjet klounët udhëtojnë nëpër botë për të zgjuar buzëqeshjen dhe gëzimin e fëmijëve. Tani vonë “Klounë pa kufij” vizituan dhe Bullgarinë. Kjo u bë e mundur me bashkëveprimin e ambasadës spanjolle tek ne. U dhanë shfaqje në tetë jetimore dhe në repartet për fëmijë të dy spitaleve të Sofjes.
Ja se çfarë janë përshtypjet e Marcelo Gonzalez, bashkëpunëtor i organizatës, nga Marcelo Gonzaleztakimi i tij me fëmijët bullgarë: “Klounë pa kufij” punojnë me fëmijë që janë shpërngulur dhe jetojnë në kampe për refugjatë ose në vende që kanë pësuar fatkeqësi natyrore. Kur shteti nuk mund të kujdeset për ta, ky është një terren i posaçëm për punën e organizatës “Klounë pa kufij”. Në shtete që kanë mundësi të kujdesen për popullsinë e tyre, më tepër vendet anëtare të BE-së, “Klounë pa kufij” nuk punojnë. Mbërritëm në Bullgari me ftesën e Ambasadës së Spanjës. Puna jonë këtu nuk është lidhur me ndonjë situatë të jashtëzakonshme, kurse me një shkëmbim kulturor. Erdhëm, sepse mendojmë, se ky është një vend, ku mund të zhvillohen veprimtari të ndryshme. Duam të punojmë dhe jashtë Sofjes, sepse me siguri ka vendbanime, të cilët kanë nevojë për “Klounë pa kufij”. Do të përpiqemi të bëjmë një projekt në këtë drejtim. Kjo është një pjesë e misionit tonë. U takuam me fëmijë të mrekullueshëm, pamë se u pëlqejnë shfaqjet tona. Mirëpo shumica e këtyre fëmijëve nuk janë në grupin e atyre, me të cilët punojmë zakonisht. Ata nuk kanë probleme psikologjike. Sytë e bullgarëve të vegjël nuk janë të trishtuar, as të zbrazët. Ata ndihen mirë, jetojnë në vende të mira.”

Sipas Marcelo Gonzalez, “Klounë pa kufij” është një organizatë që nuk ka për qëllim të zgjidhë problemet materiale të jetesës. “Ne jemi mjekë të shpirtit, punojmë në botën e brendshme të njeriut” – thotë ai.

“E dimë se njerëzit nuk zgjidhin problemet e tyre nëpërmjet qeshjes, vetëm i shohin në mënyrë të ndryshme. Këtu fillon puna e “Klounëve pa kufij”. Me qeshjen e shohim situatën në një mënyrë të ndryshme. Mund të them se vetë trupi kërkon mënyrën që të mjekohet, sepse është i urtë. Por është e nevojshme që njeriu të dëshirojë të qeshë. Kjo është e lidhur me ndërgjegjen, e cila ndonjëherë na bllokon. Ja këtu vjen roli i qeshjes, nëpërmjet saj njeriu lirohet nga tensioni dhe harron dhimbjen. Trupi çlodhet dhe njeriu e ndien veten shumë më mirë.”

Organizata “Klounë pa kufij” përgatit aktorë-klounë në tërë botën. Disa prej nxënësve të tyre ishin në gjendje të mjerë – jetonin në rrugë, ishin vjedhas, përdornin drogë. Sot ata janë të ndryshëm dhe punojnë si klounë. Puna e tyre ka një dobi sociale. Në këtë mënyrë ata jo vetëm nxjerrin bukën e gojës, por ndjekin filozofinë e organizatës “Klounë pa kufij”. “Kjo është një nga anët pozitive të organizatës sonë”, thotë në përfundim Marcelo Gonzales.

Autore: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна