Një e katërta e punëtorëve në vend nuk kanë ose nuk duan një kontratë pune
25% e punëtorëve janë pa kontratë pune, lufta kundër ekonomisë informale duhet të jetë një përparësi kryesore për shtetin. Këtë e deklaroi ministri i çështjeve sociale Borisllav Gucanov në Varna me rastin e Ditës së Punës, 1 Majit. Ministri e gjen të çuditshme që disa nga vetë punëtorët nuk duan të kenë kontrata pune.
Kjo është një ditë e mbushur me shumë histori. Një ditë që simbolizon një papajtueshmëri që çoi në ndryshim, por një ndryshim të vuajtur, tha zëvendëskryeministri Atanas Zafirov me rastin e 1 Majit. "Po shohim një transformim në ekonominë moderne, kur punëtori kthehet nga një shpenzim në një investim. Por një investim i tillë kërkon një arsim të mirë, një status të mirë shoqëror dhe një gjendje të mirë shëndetësore. Kështu e shohim ne rolin tonë si garantues të këtij transformimi”, tha Zafirov.
Ka shumë gjëra në lidhje me punën që duhen përmirësuar. Është mirë të fillojmë me pagën. Ende kemi shumë probleme për të zgjidhur atje, tha Dimitër Manollov, president i Konfederatës së Punës "Podkrepa", me rastin e 1 Majit.
Foto: BTA , BGNES