“Inteligjenca Ushtarake” bullgare e sheh Rusinë si një forcë destabilizuese

Rusia mbetet faktori kryesor destabilizues për sigurinë ndërkombëtare, thekson raporti i Shërbimit të Inteligjencës Ushtarake për vitin 2024, njoftoi BGNES. Në dokument theksohet, se mjedisi global i sigurisë karakterizohet nga militarizimi në rritje i marrëdhënieve ndërkombëtare, zgjerimi i krizave ekzistuese dhe dobësimi i institucioneve ligjore ndërkombëtare. Rusia vazhdoi të kufizojë lirinë e lundrimit dhe trafikun ajror në Detin e Zi. Pavarësisht rezultatit të luftës në Ukrainë, Moska do të vazhdojë të rrisë politikën e saj agresive, përfshirë në rajonin e Detit të Zi, ku Moldavia dhe Gjeorgjia janë më të rrezikuara, paralajmëron institucioni. Për Ballkanin Perëndimor, thuhet se tensionet mbeten dhe, ndryshe nga Maqedonia e Veriut, vetëm Shqipëria bëri përparim në integrimin evropian.


Още от БНР уеб