"Treni i Fundit" - për ngjarjet që ndodhin gjithmonë në kohë

Pas pseudonimit krijues HARALAMBIEV qëndron muzikanti i ri Teodor Harallambiev. Ai ka filluar të merret me muzikë që në moshë shumë të re dhe logjikisht ka filluar të kompozojë këngët e tij. Pavarësisht moshës së tij të njomë, HARALAMBIEV është i entuziazmuar për temat dhe vlerat serioze. Muzikanti i ri tërhoqi vëmendjen katër vjet më parë me mini-albumin e tij debutues "Frymëzimi", më pas publikoi albumin e tij të parë të plotë "I ndryshëm", dhe tani na ofron këngën e tij të re, tërësisht origjinale, "Treni i fundit". Për të, HARALAMBIEV thotë:
"Në "Treni i Fundit" motivi kryesor është shqetësimi se momenti ynë nuk po vjen. Ndjenja e vonesës. Krahasimi i vetes me të gjithë të tjerët, sikur "fati" thjesht të ka harruar dhe je gjithmonë i fundit. Në fund të fundit, në një moment e kupton se nuk është tamam kështu dhe se çdo gjë ndodh në kohën e vet."
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva