Kryeministri e njohu Antonio Koshta me potencialin e industrisë bullgare të mbrojtjes

Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Koshta dhe kryeministri Rosen Zheljazkov vizituan Uzinën Ushtarake “Arsenall” në Kazanllëk. Menaxhmenti i kompanisë prezantoi aftësitë teknologjike të uzinës, kapacitetet kryesore të prodhimit, si dhe proceset aktuale të modernizimit. Një vëmendje e veçantë iu kushtua mundësive që po hapen për industrinë bullgare nëpërmjet Strategjisë së re Industriale Evropiane të Mbrojtjes dhe programeve të ardhshme të financimit. "Zhvillimi i ndërmarrjeve të tilla si “Arsenall” kontribuon në forcimin e kapacitetit mbrojtës të Bullgarisë dhe në vendosjen e saj si një partner aktiv brenda Bashkimit Evropian", thekson shërbimi për shtyp i qeverisë në një deklaratë. Gjithashtu vihet në dukje, se qasja moderne përfshin jo vetëm zgjerimin e kapaciteteve të prodhimit, por edhe promovimin e inovacioneve dhe krijimin e zinxhirëve të furnizimit të qëndrueshëm në bashkëpunim me partnerët evropianë.


Още от БНР уеб