Është mbuluar edhe kriteri i stabilitetit të çmimeve për hyrjen në eurozonë

Që nga fillimi i vitit, Bullgaria ka përmbushur edhe kriterin e stabilitetit të çmimeve për anëtarësim në eurozonë, tha Ministrja e Financave Temenuzhka Petkova. Në hapjen e forumit "Investor Day 2025: Embracing Opportunities" (“Dita e Investitorit 2025: Përqafimi i Mundësive”) në Sofje, ajo shtoi se në fillim të qershorit Bullgaria pret përfundime pozitive nga raportet mbi futjen e euros, të cilat aktualisht po përgatiten nga Komisioni Evropian dhe Banka Qendrore Evropiane.
"Që nga fillimi i këtij viti, Bullgaria ka përmbushur në mënyrë të qëndrueshme kriterin e stabilitetit të çmimeve, i cili është një tregues shumë i mirë për zhvillimin e ekonomisë sonë, dhe ne presim përfundime pozitive në mënyrë që nga 1 janari 2026, Bullgaria të mund të zërë vendin e saj të merituar në eurozonë. Ne jemi në rrugën tonë drejt arritjes së njërit prej qëllimeve strategjike të vendit tonë - anëtarësimit në eurozonë", theksoi ministrja Petkova.