Kisha Ortodokse Bullgare u dërgoi një mesazh Pashkësh besimtarëve brenda dhe jashtë atdheut

Kisha Ortodokse Bullgare, e udhëhequr nga Patrrku i Bullgarisë dhe Mitropolit i Sofjes, Daniill dhe anëtarët e Sinodit të Shenjtë, u drejtuan besimtarëve të krishterë një mesazh patriarkal dhe sinodal për Pashkët.

"Gëzimi i lajmit të Ngjalljes së Krishtit qoftë gjithmonë me ne - siç na thërret vetë Shpëtimtari në Ungjillin e Shenjtë (krh. Mat. 28:9) dhe siç na thërrasin vazhdimisht apostujt e Tij: “Gëzohuni gjithnjë në Zotin; po jua them përsëri: Gëzohuni! Zoti është afër” (Fil. 4:4-5).Edhe në pikëllimin, pashpresën dhe dëshpërimin më të thellë - gëzohuni! Edhe në momentet e dyshimit dhe sprovave më të vështira - gëzohuni! Edhe përballë gjithë fuqisë dhe plotfuqisë së dukshme të së keqes - gëzohuni! Sepse, ashtu siç Kisha gëzohet solemnisht sot, “Krishti u ngjall së vdekurish, me vdekje vdekjen shkeli edhe të varrosurve jetën u fali” (Tropari i Pashkës)”,thuhet në mesazh. Në të u drejtohen urime "të gjithë fëmijëve besnikë të Kishës sonë të shenjtë - brenda kufijve të Atdheut tonë dhe larg tij - për festën e Ngjalljes së Krishtit, me urime arkipastorale për paqe dhe gëzim në Krishtin Zot, të Ngjallur prej së vdekurish".


Още от БНР уеб