Duhen 35 miliardë leva për rehabilitimin e plotë të rrjetit rrugor

Rehabilitimi i plotë i rrjetit rrugor, duke përfshirë të gjitha seksionet e komprometuara, do të kushtonte rreth 35 miliardë leva (rreth 17.5 mlrd euro), tha për bTV ministrii zhvillimit rajonal Ivan Ivanov. Ai shtoi se nuk është e qartë se ku mund të gjenden këto mjete.

Sipas ministrit, problemi kryesor mbetet mungesa e fondeve të mjaftueshme.

“Ndjehem në një situatë shumë të vështirë kur nga viti i kaluar duhet të paguajmë rreth 1 miliard leva për aktivitete të porositura dhe të kryera vite më parë dhe tani të përfshira në këtë buxhet, duke qenë se kemi në dispozicion 1.280 miliardë leva”, theksoi Ivan Ivanov. Ai do t'i bëjë thirrje Këshillit të Ministrave të tregojë mirëkuptim, pasi fondet në dispozicion janë jashtëzakonisht të pamjaftueshme.

Zemërimi i popullit është plotësisht i justifikuar”, tha ministri edhe për protestat qytetare për vdekjen e 12-vjeçares Sijana Popova dhe gjendjen e keqe të rrugëve. Sipas tij, problemet me infrastrukturën rrugore ekzistojnë në shumë nivele, duke përfshirë trajnimin e drejtuesve të mjeteve dhe stilin e tyre të drejtimit të makinave. “Duhet një veprim ndërinstitucional,” përmblodhi ai.
Още от БНР уеб